Pronat. Strasburgu ndëshkon Shqipërinë në katër çështje me 1 milion euro
Deri tani janë depozituar si ankesë rreth 200 dosje nga pronarët shqiptarë. Sipas specialistëve, kostoja për shtetin shqiptar është e papërballueshme
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Strasburgut e ka ndëshkuar Shqipërinë vetëm për çështjen e pronësisë me rreth 1 milion euro. Shumë kjo që u përket vendimeve për katër dosjet e para, të cilat gjykata ka mirëpranuar ankimet e pronarëve shqiptarë. Shifrat tregojnë se çdo ditë që kalon shqiptarët ndërgjegjësohen dhe më tepër për të provuar të drejtën edhe nëpërmjet një gjykate të huaj. Ndërsa nga ana tjetër, kambanat bien për shtetin shqiptar, ku gjatë këtyre viteve në jo pak raste i është dashur të zgjidhë qesen. Sakaq, në Strasburg janë regjistruar më shumë se 200 padi, që u përkasin vetëm pronarëve shqiptarë dhe askush nuk mund të përllogarisë koston financiare që shtetit shqiptar do t’i duhet të përballojë. Edhe pse vendimet janë dhënë në vitet e mëparshme nga gjykata, vetëm tani që janë botuar në formë ekstraktesh kthehen në detyrim shlyerjeje për shtetin shqiptar. Sipas procedurës që operon kjo gjykatë, rrezikojnë që të gjitha dosjet për pronat të kenë të njëjtin vendim, në sajë të një vendimi të mëparshëm që tregon qëndrimin e gjykatës për këtë çështje. Ndërkohë, kjo gjykatë ka dhënë vendime të tjera duke ndëshkuar qeverinë edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me dënime nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.
Ndëshkimi
Ka ardhur momenti që qeveria shqiptare, me gjithë dredhimet e mundshme, duhet të zbatojë një për një vendimet e Gjykatës së Strasburgut. Tashmë janë botuar edhe në ekstraktet e Fletores Zyrtare të gjitha këto vendime sipas çështjeve konkrete. Fatura për momentin sipas këtyre vendimeve ka shkuar rreth një milion euro. Mirëpo statistikat që gjenden dhe në faqet e internetit të Gjykatës së Strasburgut tregojnë se numri i padive të pronarëve shqiptarë sa vjen e rritet. Pas një kalvari të gjatë nëpër shkallët e Gjyqësorit të vendit, ata i drejtohen si shpresë të fundit Strasburgut për të rifituar të drejtën e pronës. Specialistët shprehen se nëse qeveria nuk gjen zgjidhje për rikthimin e pronës, atëherë kjo kosto do të jetë e papërballueshme për qeverinë, pasi ndëshkimet nga ana e Strasburgut do të vijnë në rritje.
Dosjet
Deri tani Gjykata është shprehur me vendim në favor të ankuesve për dosjet “Gjon Boçari dhe të tjerë...”, “Marini”, “Driza” dhe “Ramadhi”. Për çështjen “Marini” gjykata është shprehur me vendim përfundimtar më 12 dhjetor të vitit 2007. Gjykata për këtë rast ka vendosur se qeveria shqiptare duhet t’i paguajë ankuesit, brenda tre muajve nga data në të cilën vendimi merr formën e prerë, 330 mijë uro për dënimin financiar dhe jofinanciar, 5700 euro për kostot dhe shpenzimet. Ankuesi në këtë rast është Vlash Marini. Për çështjen “Ramadhi”, ku ankuesit janë gjashtë anëtarë të familjes Ramadhi, Gjykata ka pranuar ankesat e tyre dhe detyron shtetin shqiptar t’u kthejë sipërfaqen e tokës për të cilën janë ankuar, shumën prej 25 mijë eurove për dëmin pasuror dhe jopasuror. Nëse nuk u kthen tokën për të cilën pretendohet, atëherë duhet t’u paguajë këtyre gjashtë ankuesve shumën prej 120 mijë eurosh, si dhe 64 mijë euro për një sipërfaqe toke që kanë ngritur pretendimin se është 5500 metra katrorë.
Për çështjen “Driza” Gjykata detyron shtetin shqiptar të paguajë shumë prej 50 mijë euroah si dhe t’u kthejë pjesën e tokës për të cilën është ngritur pretendimi. Nëse nuk do të realizohet kthimi i pronës, atëherë shuma që detyrohet të paguajë shteti do të rritet. Sipas Gjykatës, kjo do të shkojë në 280 mijë euro. Po për këtë çështje Gjykata e Strasburgut i ka vënë detyrim shtetit të paguajë edhe pesëqind mijë euro për shkak të dëmit që i është shkaktuar ankuesit. Së fundi, edhe vendimi për çështjen “Gjon Boçari dhe të tjerë...” ka si ankues shtatë shtetas shqiptarë, që pretendojnë se u është mohuar e drejta e pronësisë. Për këtë rast gjykata ka vendosur se për secilin ankues shteti duhet të paguajë 7 mijë euro për dëmin që u ka shkaktuar.
Kur mund të ankohesh në Strasburg
Ankesat që do të depozitohen në këtë gjykatë duhet të jenë vetëm për ato të drejta që njeh Konventa, dhe jo për çfarëdo të drejte, si p.sh. për pushimin nga puna të zyrtarëve të lartë, për masën e dënimit penal etj. Duhet ankuar brenda 6 muajve nga dita e vendimit të fundit të gjykatës shqiptare. Për disa çështje vendimi i fundit është ai i Gjykatës së Lartë, për disa të tjera ai i Gjykatës Kushtetuese (kur ka të bëjë me procesin e rregullt ligjor. Po kështu, të gjithë ata që janë të interesuar për çështjen e pronës duhet të kenë parasysh rregullin që përcakton se pranohen vetëm ato padi mbi të cilat prona është njohur në një mënyrë ose tjetër nga gjykatat shqiptare. Kjo "në një mënyrë ose në një tjetër", sipas specialistëve, ka të bëjë jo thjesht me faktin se gjykata shqiptare e ka zgjidhur çështjen në favor të individit pronar (ndryshe ky individ nuk kishte pse të vinte në Strasburg), por me faktin se qytetari që mendon se ka të drejtë të jetë pronar duhet të ketë të paktën një "shpresë legjitime" për t'u bërë pronar. E thënë ndryshe, kur gjykata shqiptare e kushtëzon këtë të drejtë me disa kërkesa procedurale dhe në qoftë se gjyqi është humbur thjesht për shkaqe procedure, personi në thelb ka një shpresë legjitime për t'u bërë pronar. Por duhet të jetë e qartë se Konventa nuk garanton të drejtën e personit për t'iu rikthyer prona sa kohë vetë shteti nuk ka nxjerrë ligjet për këtë dhe nuk ka vendosur ta bëjë një gjë të tillë. Po sipas juristëve, Strasburgu mund t'i kontrollojë zgjidhjet shqiptare vetëm kur mund të konstatojë se vetë ky sistem u njeh direkt ose indirekt qytetarëve në mos një të drejtë të shprehur, të paktën një shpresë legjitime. Një shpresë legjitime do të thotë që rikthimi parashikohet me ligj, pavarësisht nga keqzbatimet e administratës, fakti që ky ligj shkelet nga gjykatat në atë sferë që krijon probleme për të drejtat e parashikuara nga konventa.
Procedurat
Në Gjykatën e Strasburgut mund të ankimosh për çështjen e pronave vetëm atëherë kur vendimi që ju do të ankimoni i ka kaluar të gjitha shkallët e Gjyqësorit shqiptar
Ankimimi duhet të bëhet brenda gjashtë muajve kur ky vendim ka marrë formën e prerë
Ankimimi është i vlefshëm atëherë kur bëhet në mënyrë individuale, dhe jo në mënyrë kolektive
Gjithë shpenzimet e një gjyqi në Strasburg janë ato që personi (nëse nuk do ose nuk di të mbrohet vetë), do t'i paguajë avokatit të tij për ndihmën juridike që merr
Mbi 90% e çështjeve në Strasburg zgjidhen "me shkrim", pra nuk bëhen seanca dëgjimore
Nuk paguhet avokati për të ardhur e qëndruar në Strasburg, por vetëm për të përpiluar materialet mbrojtëse
2 Mars 2009