Grupe kontrolli nga OSSH-ja për matësat e energjisë
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të ngrejë grupet e kontrollit në zonat e shpërndarjes së energjisë në të gjithë vendin, me qëllim kontrollin e punës nga punonjësit faturistë dhe elektricistë gjatë matjes së energjisë së konsumuar. Qëllimi i kontrolleve lidhet me forcimin e punës për sistemin e matjes, duke mos lejuar asnjë abuzim me sistemin e matjes së energjisë elektrike për të gjitha grupet e konsumatorëve. Sipas burimeve, deri tani janë larguar nga puna 37 lexues dhe 47 elektricistë, të cilët rezultuan me probleme në kryerjen e detyrës së tyre gjatë faturimit të energjisë, pas kontrolleve të ushtruara. Në këtë kuadër, do të plotësohet përfundimisht edhe regjistrimi i saktë i abonentëve të energjisë.