Pronat çame, si u pushtuan nga pronarë të paligjshëm grekë
Autori i Lajmit: red.
“Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë”
Një nga përshtypjet më shokuese të Epirit bashkëkohor, është zbrazëtia shpirtërore e kësaj province veriore greke, që për shqiptarët është e njohur si Çamëria. Pyje të tëra tashmë mbulojnë atë që dikur ka qenë një tokë e begatë, duke lënë thjesht ca vendbanime të shpërndara aty-këtu, të braktisura si rezultat i një historie të ashpër që ka përfshirë shqiptarët, sllavët dhe grekët e këtij rajoni, për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike. Shkretëtira që i kalon kufijtë, ka mbështjellë shumë fshatra që dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët etnikë, ose nga çamët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, kanë mbetur ca dëshmi të palëvizhme të këtij rajoni dikur të populluar, në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive dhe ndërtesave të tjera, të cilat zgjaten që nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, të fshehura nëntokë në rrethinat e vendbanimeve të reja.
Shtëpitë çame
Këto ndërtesa të vjetra të Epirit/çamërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të grumbulluara gjeografikisht të monumenteve historike të periudhave veneciane dhe otomane në Evropën Juglindore. Ato ekzistojnë në një rajon kompakt, që shtrihet në brendësi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtëë Vonitsas dhe Prevezës në bregdet. Përveç teatrit të Dodonës, ekzistojnë edhe ca monumente nga periudha e lashtë. Rrënojat e pakta mbresëlënëse janë përqendruar në fortifikimet majë-kodrave të ilirëve, të cilët më pas u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islamike të gjetur në gjithë Epirin, të cilat përfshijnë, xhaminë e bukur dhe të palëvizshme në liqenin e Janinës, ngrehinën ushtarake otomane në Pende Pigada, dhe shumë ura të mrekullueshme në Arta dhe kudo. Mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanueshme, kanë mundur t i mbijetojnë disi historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të njëzetit.
Rrëmbimi i pasurisë
Gjendja e turpshme e ruajtjes së shumicës së kësaj pasurie nga qeveria greke duhet të bëhet një çështje e shqetësimit ndërkombëtar.Pavarësisht se vitet e fundit është bërë shumë progres në deklarimet për t i ruajtur këto zona në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara prej shqiptarëve janë shkatërruar që nga viti 1945. Në fshatra, kanë nisur disa punë restauruese që në themelet e ndërtesave si në kështjellën e Rogoi-t, por pjesa më e madhe e burimeve të vlefshme ndodhet në zonat si Dodona, e cila mund të zërë një vend në kanunin e miratuar të historisë greke. Sidoqoftë, në këtë punë restauruese ekzistojnë ca shtrembërime trashanike të historisë së lashtë dhe moderne në informacionet që u jepen vizitorëve.
Shtrembërimet
Periudha ilire nuk përmendet kurrë, dhe natyra e përkatësisë etnike të drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet në harresë ose shtrembërohet qëllimisht. Fakti që fiset lokale gjatë periudhës së lashtë ishin një përzierje e grekëve dhe folësve jo grekë gjithashtu nuk thuhet.Në periudhën moderne, natyra e shtrembërimeve të tilla bëhet edhe më negative. Kjo është veçanërisht periudha gjatë qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës (1788-1823). Shumë monumente otomane nuk kanë informacion as historik dhe as kulturor të vlefshëm për të gjithë llojet e turistëve. Vetëm xhamitë e pakta mbijetuese janë cilësuar si muzeume , duke ndjekur kështu modelin e shpikur nga komunistët jugosllavë, pavarësisht ekzistencës së myslimanëve vëzhgues në shumë lokalitete.Varrezat myslimane janë përdhosur vazhdimisht nga puna e ndërtimeve moderne, veçanërisht ndërtesat pranë rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punës restauruese është e financuar nga Bashkimi Evropian, që është në dijeni se fondet e BE-së, po përdoren për të nënshkruar projeksionin ideologjik të historisë nacionaliste greke. Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë.
Pronarët e paligjshëm
Praktikat ndryshojnë në secilin lokalitet. Në disa raste, shtëpitë historike që u përkisnin familjeve të çamëve të zhdukur, janë respektuar si monumente në zonat përkatëse, dhe nuk është ndërhyrë në to, edhe pse mund të kenë patur shumë nevojë për riparim. Sidoqoftë të tjerat, shpesh janë përdorur në mënyrë të paligjshme për qëllime të papërshtatshme, si streha për kafshët e fermave. Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë. Në vende të tjera ka një numër të rëndësishëm shtëpish të vjetra të larta të shqiptarëve, ose kulla, të një cilësie arkikulturore mahnitëse, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, për shkak se kanë qenë në zona të vjetra ushtarake afër kufirit shqiptar. Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia dhe Margariti, dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane", si dhe një kështjellë otomane e krijuar mrekullisht, të cilën e pranojnë me vështirësi.Margariti ka një numër të konsiderueshëm shtëpish private të mëdha, përfshi dhe banesën e vjetër të pashait otoman. Ndërsa shtëpia e tij e re, është e mbuluar krejtësisht nga bimësia, saqë është e vështirë të shihet nga vizitorët. Në disa disa zona, shtëpitë e çamëve, janë pushtuar ilegalisht nga ca grekë lokalë, madje edhe nga kisha ortodokse greke, dhe ato mund të përfundojnë me shkatërrimin ose restaurimin e papërshtatshëm të pasurisë çame.
Ruajtja e trashëgimisë
Kështu ruajtja e trashëgimisë së madhe sociale dhe historike të çamërisë është ndërthur me problemin politik dhe ligjor të drejtësisë për pronarët e pasurive çame, dhe deklarimet për kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas në vitet 1943-1944 dhe përpjekjet e hershme për spastrim etnik. Strategjia në Epir e qeverisë pasuese greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe trashëgimisë çame, dhe zëvendësimi i saj me modernizmin grek. Një proces i ngjashëm gjithashtu prej mijëra prona në Greqinë veriore, që u përkasin sllavo-maqedonasve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Greqia pasi mbështetën palën humbëse në luftën civile greke 1944-1949. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndërkombëtar që aplikohet për pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisë për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik. Arsyeja kryesore për vazhdimin e gjendjes së luftës nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase, është që të shmanget një zgjidhje racionale e këtyre çështjeve dhe të mbrohet Greqia nga deklaratat financiare për kompensim.
Ky lajm është publikuar: 04/04/2009