E Diel, 1 Nëntor 2026

Minoreni i fabrikës: Qeveria më la jetim, në mes të katër rrugëve

 

16-vjeçari Jetmir Cani, që ka humbur babanë nga shpërthimi thotë se askush nuk iu jep përgjigje ankesave të tyre

 

 

TIRANË- Është në mes të burrave që shtyjnë ditën rrëzë bashkisë së Vorës, në pritje të habereve të mira nga mëkëmbësi i qeverisë. Qëndron më këmbë si një murg dhe vetëm bisedat mbi dëmshpërblimet, ngjallin interesin e tij. Megjithëse nuk i ka mbushur të 16-at, Jetmir Canitë duket si një burrë. Flet pak dhe fjalët e tij zënë vend në atë grumbull burrash, që pritjen e gjatë e shoqërojnë edhe më ndonjë batutë që vjen nga koha e punës në fabrikën e vdekjes.

***

Jo vetëmpse qëndron mes punëtorëve, por edhe plaga e madhe që ka në qafë tregon se Jetmir Cani është një ndër minorenët që kanë siguruar mbijetesën në fabrikën e vdekjes në fshatin Gërdec. Vragat që përfundojnë në qafën e tij të hollë kanë zaptuar gjithë trupin e Jetmirit, por për fat ai është gjallë. Ndërsa babai i tij, Hyseni nuk jeton më. Më 15 mars ka qenë në mes të fabrikës dhe atë mesditë ka parë për herë të fundit të atin. Për ditë të tëra që ndodhej ishtruar në repartin e diegjes, Jetmiri e dinte që i atikurohej një një tjetër pavion. Vetëm pak ditë më parë ka mësuar se babai i tij ndodhej mes viktimave të shpërthimit të fabrikës, aty ku Jetmiri njihte çdo pëllëmbë tokë të saj. Bashkë me të atin ka punuar që ditën e parë të demontimit të armëve, ndërkohë që pasojat e kësaj tragjedie i duhet t'i zgjidhë vetëm. Fëmijëria e tij ka marrë fund që ditën kur ka vënë këmbë në fabrikën e Gërdecit e tashmë i duhet të merret me të gjitha hallet e shtëpisë. Kërkon të dijë arsyen pse shtëpia e tij nuk është përfshirë në listat e banesave të shkatërruara krejtësisht në fshatin Gërdec, ndërsa ngulmon se ajo është rrafshuar krejt.

***

"Kam ardhur këtu dhe askush nuk na jep një përgigje. Më thonë se do të interesohemi, por deri më tani ne nuk kemi marrë asnjëdëmshpërblim. Madje, unë nuk di nëse do të arrijë që shtëpia ime e rrënuar të futetnë listë",- thotë Jetmiri. E ndërsa nis ditën në zyrën e ankesave të Bashkisë së Vorës, dreka e zë në protestë. Ashtu si 144 punëtorët e fabrikës, edhe 16- vjeçari nuk është dakord mekuotën e vendosur nga qeveria si dëmshpërblim për ngjarjen e ndodhur, një kuotë kjo prej 50 mijë lekësh. "Kaq lekë unë kam shpenzuar për kurimin tim në spital dhe pse kam punuar i pasiguruar dhe qe fat që mbeta gjallë",- argumenton revoltën e tij Jetmiri. I vetmi shpërblim që 16 -vjeçari ka marrë për katastrofën e ndodhur është fakti që është gjallë. Me tej askush nuk është kujdesur për ekzistencën e tij.Jetmiri të thotë se jeton me qira në Marikaj, që të nesermen e tragjedisë. "Jetojmë aty dhe qiranë që është150 mijë lekë në muaj e paguajmë me ndihmën e vëllait që është emigrant në Greqi. Tani që grekët nxorrën lejet, do të vijë ai se i vetëm nuk ia dal dot me gjithë këto sorrollatje që të bëjnë këtu",- vazhdon më tej rrëfimin djaloshi. Nga ajo sa thotë Jetmiri, megjithëse është ndër familjet e prekura në këtë tragjedi, edhe ndihmatqë janë ca kile groshë dhe bizele nuk kanë mbërritur në shtëpinë e tij. Për ca kile miell, Jetmiri kurrsesi nuk do të ankohej, por kur vjen fjala për shtëpinë e rrënuar, shpatullat e tij janë tejet të brishta për të rindërtuar banesën për të futur kokën e gjithë familja. Ndaj është i detyruar të qëndrojë përballë bashkisë së Vorës në pritje të mëkëmbësve të qeverisë, derisa emri i tij të përfshihet në listën e dëmshpërblimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›