Protesta para Kuvendit, policia ndalon të verbrit e Shkodrës
Tiranë- Gjatë seancës së sotme parlamentare, kanë protestuar para kuvendit shoqata dhe përfaqësues të të verbërve, por një grup tjetër që po vinte nga Shkodra është bllokuar qëllimisht nga policia.
Sipas tyre policia ka ndaluar autobusin me të cilin po udhëtonin dhe i ka marrë qëllimisht dokumentat shoferit.
Ata thonë se gjithçka ka qenë e organizuar me qëllim ndalimin e protestës.
Ndalesa e tyre është bërë pranë teatrit Migjeni dhe kanë pritur disa minuta për kthimin e dokumentave dhe janë larguar.
No related posts.