Pranga, iu gjet automatik në banesë
Një automatik, që është dërguar në laboratorin e kriminalistikës, është bllokuar në banesën e një 70-vjeçari në Tiranë. Policia ka arrestuar edhe të moshuarin, i cili ka deklaruar se e kishte harruar armën aty që në vitin 1997. Burimet policore të Tiranës bënë të ditur se nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u arrestua në flagrancë Xheladin Jubrushi. Prangosja e tij u bë sepse në orën 13.10 në banesë u gjet dhe iu bllokua me cilësinë e provës materiale automatiku model 56, pa qytë dhe një krehër me fishekë të kalibrit 7.62 mm që i mbante pa leje. Sipas grupit hetimor, arma u dërgua për verifikim te policia shkencore.