Pronat në terren: AKKP-ja verifikim dosjeve bashkë me zyrat e hipotekës
Agjencitë rajonale verifikojnë në arkiv të gjitha vendimet për subjektet
Ervin KOÇI
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përpara nisjes së kompensimit financiar për ish-pronarët për vitin 2009, ka nisur fillimisht verifikimin në teren të pronave dhe dokumentacionin kadastral. Specialistët e agjencive rajonale kërkojnë verifikim nëse subjekti i shpronësuar ka të regjistruar pronë të përfituar me kthim nga vendime të tjera të ish-KKKP-ve apo ish-KVKKP-ve, pranë ish-këshillave të rretheve e bashkive apo të ZRKKP-ve në qarqe, në emër të tij. Agjencitë rajonale kërkojnë nga SAMT-ja e qarkut përkatës verifikimin nëse subjekti i shpronësuar ka përfituar tokë bujqësore, sipas ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, të ndryshuar. Në ato raste kur vendbanimet e subjektit të shpronësuar apo të trashëgimtarëve të tij, më 19.7.1991 kanë qenë në rrethe apo qarqe të ndryshme, konfirmimet do të merren nga SAMT-të e qarqeve, ku kanë banuar, pa kundërshpërblim. Agjencitë rajonale verifikojnë në arkivin e të dhënave të gjitha vendimet për këtë subjekt, për identifikimin e vendimeve për kthim dhe kompensim të pronave të tij, si dhe kryejnë verifikimin në terren të gjendjes së pronës dhe mban procesverbalin përkatës. Më pas ato përgatisin planvendosjen e pronës dhe caktojnë në hartën e vlerës, zonën, ku ndodhet prona. Sipas vendimit, në bashkëpunim me subjektin e shpronësuar caktojnë pjesën e pronës që kërkohet për t’u kompensuar, kur prona është mbi 200 m2 dhe i kërkon përfaqësuesit me prokurë të nënshkruajë për pjesën, që kompensohet. Gjithashtu specialistët llogarisin vlerën e sipërfaqes, që kompensohet, përgatisin relacionin, ku shpjegohen me hollësi për secilin subjekt kërkues të kompensimit vlefshmëria e vendimit të paraqitur nga subjekti, vendimet e tjera, që vërtetojnë njohje dhe kthime të tjera të pronës për subjektin përkatës, shoqëruar me kopje të tyre, si dhe konfirmimet e zyrës vendore të regjistrimit apo edhe vlerësimi i pronës për kompensim.
Afati ligjor
Procesi i trajtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara kryhet në përputhje me afatin ligjor sipas nenit 17/2 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar. “Zyra e AKKP-së në qendër shqyrton kërkesën për kompensim, jo më vonë se 3 muaj nga data e regjistrimit të saj. Në rast se zyra e AKKP-së në qendër e ka të pamundur të vendosë brenda këtij afati, ajo njofton subjektin e shpronësuar dhe, me vendim të arsyetuar, mund të shtyjë afatin për një periudhë jo më shumë se 30 ditë. Kërkesa e subjektit të shpronësuar depozitohet drejtpërdrejt në institucion apo nëpërmjet postës dhe evidentohet në regjistrin e protokollit të institucionit. Subjekti pajiset me vërtetimin e regjistrimit të kërkesës. I njëjti afat është i vlefshëm për shqyrtimin e kërkesës për njohje pronësie pranë zyrës së AKKP-së rajonale”, - thotë neni 17.
Kompensimi
Kompensimi financiar për këtë vit nisi me vonesë, për shkak të vonesave me kompensimin e një viti më parë. Në këtë ligj përcaktohet se ekzekutimi i vendimit për kompensim financiar kryhet brenda 6-mujorit të parë të çdo viti financiar. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat dhe kriteret për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar. “Në zbatim të këtij ligji, Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështet pretendimin e vet, vetëm në një vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik të pronës mbi pasurinë e paluajtshme, në kuptim të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile”, - theksohet në nenin 17. Të gjitha aplikimet e mbështetura mbi vërtetim fakti juridik do t’u kthehen subjekteve, brenda 30 ditëve nga depozitimi i tyre.
Fondi
Sipas nenit 23, për zbatimin e kompensimit financiar krijohet Fondi i Kompensimit të Pronave. Ky fond përbëhet nga të ardhurat buxhetore, nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj dhe të ardhura nga donatorë të ndryshëm. Duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare rresht, Kuvendi për propozimin e Këshillit të Ministrave cakton fondin, i cili administrohet nga AKKP-ja për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara. Për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit në formën e kompensimit në të holla, subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. Bazuar në vendimet e komisioneve vendore ose të gjykatave dhe sipas një radhe të përcaktuar nga vetë ai, AKKP-ja ndan fondin në mënyrë proporcionale.
Fondet për kompensimin financiar të ish-pronarëve deri në vitin 2012
Qeveria ka vendosur që të shtojë nga viti në vit shumën e fondeve për kompensimin financiar të ish-pronarëve, deri në përfundimin e plotë të procesit. Nga të dhënat e marra nga Ministria e Financave në lidhje me shifrat e programit buxhetor afatmesëm të qeverisë, shikohet qartë sasia e fondit që do të shtohet nga viti në vit për kompensimin e ish-pronarëve. Rreth 4,2 miliardë lekë parashikon të shpenzojë qeveria për periudhën 2009-2012 si fond për kompensimin e të gjithë ish-pronarëve në vendin tonë. Në programin buxhetor afatmesëm për vitin 2009 është miratuar vlera prej 600 milionë lekësh, ndërkohë që për vitin 2010 kjo shifër do të arrijë në 700 milionë lekë dhe në vitin 2012 pritet që shifra të arrijë në 1,2 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2012 në 1,7 miliardë lekë në dispozicion të ish-pronarëve. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas nenit 24 të ligjit, po bën pagesat e kompensimit të ish-pronarëve që përfitojnë nga fondi që shteti ka caktuar prej vitit 2005 për këtë proces, ndërsa dhënia e vendimeve për njohjen e pronës është ndërprerë më 31 qershor 2008. Sipas ligjit, procesi i kompensimit financiar të ish-pronarëve është më i gjatë në kohë dhe parashikohet të përfundojë në vitin 2015. Sipas programit, politikat konsistojnë në njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë së subjekteve të shpronësuara nëpërmjet njohjes së pronës, kthimit dhe kompensimit fizik e financiar. “Realizimi i procesit të njohjes kthimit dhe kompensimit të pronave do të përcaktohet në një kohë sa më të shkurtër dhe kthimi fizik i pronës do të bëhet në kufijtë maksimal, aty ku është e mundur dhe në pamundësi kompensimin e saj sipas formave të përcaktuara në ligj, kompensim fizik ose kompensim financiar”, - thekson dokumenti. Ky program do të shoqërohet edhe me rivlerësim të përvitshëm të treguesve të hartës së vlerës së tokës, ku përcaktohet vlera në lekë për m2 sipërfaqe trualli për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke iu përshtatur çmimit të tregut për një vlerësim sa më real të pronës.
Buxheti Faktik (milionë lekë)
Viti 2009 2010 2011 2012
Kompensimi në vlerë 600 700 1,200 1,700
19 Gusht 2009