E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, mbi 70 të vdekur në 2 muaj



Tiranë - Në Shqipëri kanë hyrë 298 mijë mjete me targa të huaja për vitin 2009, nga të cilat rreth 150 mijë nga maji deri në gusht. Numri i madh i këtyre automjeteve ka sjellë edhe aksidentet automobilistike që në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 20 për qind më shumë. Vetëm në korrik u regjistruan 51 vdekur e që pasohen me disa dhjetëra aksidente që kanë shkaktuar edhe për muajin gusht të paktën 20 viktima. Sipas statistikave zyrtare të Policisë, rritja e numrit të aksidenteve justifikohet me faktin se Shqipëria është përballur me një numër prej 80 mijë automjetesh më shumë gjatë kësaj vere, që është një shifër që nuk ishte parashikuar më parë për trafikun shqiptar. Automjetet me targa të huaja kanë qenë pjesë e aksidenteve në dy muajt e fundit në më tepër se 70 për qind të rasteve. Sipas policisë, shkaqet kryesore kanë qenë ato të shpejtësisë së madhe. Dhe si shkak i dytë konsumimi i pijeve alkoolike, por që kjo është vërejtur më tepër nga drejtuesit e automjeteve me targa të Shqipërisë dhe jo ato të emigrantëve. Në statistikat e Policisë thuhet se dalja e automjeteve me targa të huaja është në një numër më të vogël, çfarë nënkupton se një pjesë e emigrantëve ose i shesin automjetet e tyre ose i lënë pranë të afërmeve të tyre.

19 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›