Verifikimi i titujve, procedura që duhet të ndiqet për të rifituar pronën
Afati kohor zgjat katër vjet, pa përfshirë Gjykatën e Strasburgut. Rregullat që duhet të zbatojnë komisionet për të mos humbur betejat ligjore
Laureta Rryçi
Tiranë - Qytetarët që kanë humbur të drejtën e pronës për shkak të verifikimit të titujve të pronësisë duhet të ndjekin një procedurë që zgjat rreth katër vite për ta rifituar sërish atë. Sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave, të gjitha vendimet që do të jepen nga komisionet vendore për verifikimin e titujve të pronësisë janë të ankimueshme në gjykatë. Mirëpo që të marrë vendimi formën e prerë duhet të kalojë të gjitha shkallët, madje nëse qytetari nuk arrin të gjejë drejtësinë, mund t’i drejtohet edhe Gjykatës së Strasburgut duke iu zgjatur edhe më shumë afati prej katër vitesh. Megjithatë, kjo është rruga e vetme për të gjithë ata që nuk duan ta humbasin pronën që e kanë pasur në shfrytëzim për gjithë këto vite. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm procedurën që ndiqet në të tilla raste. Brenda sa ditësh duhet depozituar padia në gjykatë dhe kostoja financiare që nuk varet vetëm nga shpenzimet në gjykatë, por edhe nga tarifa që përcaktojnë avokatët.
Paditë
Pronarët që nuk janë dakord me vendimet e komisioneve për verifikimin e titujve të pronësisë mund t’i drejtohen gjykatës për t’i ankimuar ato. Procesi i verifikimit të titujve të pronësisë duket se nuk do të mbarojë vetëm me verdiktin e komisioneve të ngritura posaçërisht për to. Ligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave u jep të drejtë pronarëve që për shkak të ndonjë pakënaqësie në vendim gjithmonë ata mund t’i drejtohen gjykatës për ta shfuqizuar vendimin në fjalë. Në Gjykatën e Tiranës janë depozituar vendimet e para nëpërmjet të cilave qytetarët kërkojnë t’u rikthehet e drejta për pronën e tyre. Objekt i padisë civile që ata kanë depozituar kërkon shfuqizimin e vendimit të komisionit në kryeqytet, që drejtohet nga prefekti i Tiranës. Paditë e para u përkasin pronave që ndodhen në periferi të kryeqytetit. Zona këto të evidentuara edhe më parë nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme si shumë problematike për mbivendosje.
Vendimi
Vendimi më i fundit i qeverisë ka përcaktuar se në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë do të krijohet dokumentacioni i ri ligjor, në bazë të të cilit lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi. Pranë komisionit vendor qytetari duhet të paraqesë kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi, certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile, e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore. Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me plan-vendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës. Plan-vendosjen e ngastrës që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar. Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse, sipas informacioneve të mësipërme nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë pranë komisionit vendor çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.
Ndalimi
Ligji për vlefshmërinë e titujve të pronësisë parashikon dhe ndalimin e zaptimit të paligjshëm të tokës. Sipas këtij projekti, organet e qeverisjes vendore ngarkohen të ndalojnë çdo zënie dhe përdorim të tokës, në kundërshtim me këtë ligj. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, në pronësi të shtetit, detyrimin e bërjes së denoncimit e kanë zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës. Në rastet e pushtimit të tokës bujqësore, dhënë në pronësi ose në përdorim personave që e zotërojnë, sipas ligjit, të drejtën e denoncimit e kanë vetë pronarët ose përdoruesit e tokës bujqësore. Denoncimi duhet të bëhet me shkrim pranë komisioneve vendore, të cilat nisin hetimin dhe gjobisin me gjobë pushtuesin e tokës.
Procedura për dorëzimin e kërkesës
Komisioni vendor i kërkon kryetarit të komunës ose bashkisë sipërfaqen e tokës bujqësore të vënë në dispozicion për t’u ndarë më 1.8.1991, sipas fshatrave, për ish-kooperativat bujqësore, apo më 1.10.1992, sipas fshatrave, për ish-ndërmarrjet bujqësore. Po kështu u kërkohet edhe numri i frymëve më 1.8.1991 sipas fshatrave, normën e tokës bujqësore në metër/katror për frymë. Kërkesë tjetër që bëhet nga komisioni vendor është edhe për konfirmimin se është lëshuar apo jo fakti i marrjes së tokës në pronësi në sipërfaqen e tokës objekt pretendimi për persona të tjerë. Komisioni vendor i kërkon seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës konfirmimin e zërit kadastral, si për ngastrën sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi, të paraqitur edhe për ngastrën e pretenduar. Komisioni vendor do t’i kërkojë zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme konfirmimin e gjendjes juridike aktuale të pronësisë, për ngastrën për të cilën pretendohet nga qytetari.
Boc
Dokumentacioni që duhet të përmbajë dosja
Qytetari duhet të paraqesë:
Kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi
Certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e komunës dheose e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi sipas gjendjes: 1.8.1991 për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore; 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore
Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me plan-vendosjen e ngastrësngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës
Plan-vendosjen e ngastrës që qytetari pretendon se është e pandarë, e hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar
Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991 ose punonjës ish-ndërmarrjes bujqësore më 1.10.1992. Për këtë qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt
Nëse, sipas informacioneve të mësipërme, nuk vërtetohet fakti se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë pranë komisionit vendor, çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm
19 Gusht 2009