“Thërrmohet Gërdeci”, një pjesë e të akuzuarve kërkojnë dënim të shkurtuar
Prokuroria konfirmoi se një pjesë e të akuzuarve kanë paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar
Tiranë - Gjykimi i dosjes “Gërdeci” do të gjykohet nga 3 grupe të ndryshme gjyqtarësh duke e “thërrmuar” procesin e kësaj çështjeje në 3 gjyqe të ndryshme. Lajmin e konfirmuan dje burime pranë grupit të prokurorëve të kësaj çështjeje, të cilët njoftuan se ishin informuar mbi kërkesat që kishte dorëzuar një grup avokatësh të disa prej të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Të njëjtat burime theksuan se një pjesë e të akuzuarve që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar janë nga stafi (ose ish-stafi) i Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nga radhët e Shtabit të Përgjithshëm. “Si rregull, pas këtyre kërkesave që kanë bërë avokatët, i bie që të zhvillohen tri seanca gjyqësore për këtë çështje”, - siguroi dje burimi pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Deri tani dosja “Gërdeci” do të gjykohej nga dy trupa të ndryshëm gjyqtarësh. Një trupë ishte ajo e Gjykatës së Lartë që do të gjykojë vetëm mbi ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shkak se gjykatat e dy shkallëve të tjera nuk kanë kompetencë që të gjykojnë mbi personat me imunitet. Ndërsa të gjithë të akuzuarit të tjerë u vendos të gjykoheshin në Gjykatën e Faktit në Tiranë. Tashmë dhe ky grup i madh të akuzuarish duket se do të ndahet për t’i hapur rrugë një tjetër gjykimi për një pjesë të tyre.
Shkurtim
Gjykimi i shkurtuar zakonisht zgjat deri në pesë ditë, megjithatë, duke qenë se volumi i dosjes në fjalë është shumë i madh, ky gjykim mund të dyfishohet në rastin konkret. Gjithsesi, për pjesën tjetër të të akuzuarve që synojnë pafajësinë ky proces do të jetë i gjatë. Mjafton të përmendim faktin se vetëm lista e dëshmitarëve që do të thërriten nga ana e Prokurorisë është diku te 120 persona. Prokuroria nuk mundi të zbardhte dje listën e të akuzuarve të kësaj dosjeje që kanë kërkuar dënimin e shkurtuar për shkak se ende nga ana e sekretarisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë nuk ka ardhur zyrtarisht lista me kërkesat. Megjithatë, i sigurt është fakti se janë një numër i konsiderueshëm të akuzuarish që po kërkojnë gjykimin e shkurtuar. Përveç faktit se një dosje e rëndësishme dhe shumë e bujshme si ajo e Gërdecit tashmë do të copëzohet në tri gjykime të ndryshme, duket se edhe hetimi i Prokurorisë për këtë çështje ka pasur “dritëhijet” e veta.
Dritëhijet
Shembulli më konkret ishte ai i firmës “TDC”, e cila kishte ndërtuar Fabrikën e Gërdecit. Pasi në media u zbulua ekzistenca e kësaj firme, pak ditë më vonë u zbulua se në dokumentet që Prokuroria kishte sekuestruar kishte të dhëna të qarta për implikimin e kësaj firme, madje të dhëna të siguruara nga raporte “tepër sekrete”. Por, në mënyrë të çuditshme rezultoi se grupi i prokurorëve nuk kishte kryer asnjë veprim ndaj kësaj firme për të verifikuar personazhet që lidheshin me këtë kompani. Faksimilet e botuara në media tregonin se më 8 korrik 2008 dhe më 2 tetor 2008, oficerët e Policisë Gjyqësore kanë administruar pranë Policisë Ushtarake dhe pranë bazës ushtarake në Gërdec gjithë praktikën e këtyre institucioneve. Në këtë praktikë bën pjesë dhe raporti sekret i Policisë Ushtarake për firmën “Trans Digging Construction”, por edhe dokumenti tjetër ku gjeneral brigade, Astrit Jaupi, i kërkonte gjeneral brigade Shpëtim Spahisë të dorëzonte dokumentet që justifikonin ndërhyrjen e firmës në fjalë në repartin e Gërdecit.
Hetimi i Gërdecit, Prokuroria nuk mundi të lokalizonte fitimet e aktivitetit
Përfitime të paligjshme. Kjo është një nga frazat më të përdorura në dosjen “Gërdeci”. Po ku shkuan miliardat e përfituara? Kush i disponon? Ku janë depozituar? Përgjigjja: Prokurorët e çështjes nuk e kanë haberin edhe pas një viti hetimesh intensive. Në dosje nuk jepet asnjë e dhënë, madje nuk është lënë as ndonjë afat kohor për të kryer ndonjë verifikim të mundshëm. Në këtë mënyrë, një prej pyetjeve më të rëndësishme të lindura gjatë hetimit nuk ka mundur të marrë dot një përgjigje. Pa përgjigje ka ngelur dhe “Albania”, e cila, në interesimin e bërë pranë organit të akuzës është refuzuar nga prokurorët për të dhënë detaje, megjithëse mund të siguronte prej tyre një pranim në heshtje të dështimit në hetimin e kësaj piste. Nën zë prokurorët e çështjes dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, të angazhuar në hetim, kanë pranuar se janë gjendur gjurmë të depozitimit të parave nga firmat e përfshira (“Southern Ammunition” dhe Albademil”) në Zyrih të Zvicrës, por fakti që këto firma kanë llogari aty nuk provon aspak se bëhet fjalë për fitimet e siguruara nga shitja e skrapit apo armatimeve të grumbulluara në Gërdec. “Nuk mund të ketë një përgjigje të saktë dhe koncize mbi këtë çështje, pasi nuk janë evidentuar dokumente që të bëjnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes kontove bankare të evidentuara dhe faturave të shitjes për municionet e Gërdecit”, - i tha një prej prokurorëve të dosjes gazetës “Albania” pak kohë më parë. Mosgjetja e gjurmëve të depozitimit të parave të fituara nga aktiviteti në Gërdec duket se sjell dhe dështimin në një nga pistat më kryesore të hetimit. A nuk ishte fitimi qëllimi kryesor i aktivitetit? Ndonëse nuk ka kryer asnjë aktivitet hetimor frytdhënës në këtë drejtim, Prokuroria duket se nuk ka denjuar as të përmendë shkaqet e këtyre “mungesave” të konstatuara për një nga pistat më kryesore të hetimit. Duket se prokurorët e çështjes mund të jenë përqendruar më tepër në një hetim të tipit administrativ duke u mjaftuar vetëm me disa letër-porosi të dërguara dhe duke mos ndërmarrë hetime të mëtejshme qoftë dhe me aksione të stimuluara për të gjetur diçka më tepër në lidhje me kanalizimin e këtyre të ardhurave.
Të pandehurit dhe akuzat për dosjen “Gërdeci”
1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes, "shpërdorim detyre" dhe "favorizim në tender"
2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, "shpërdorim detyre"
3. Agim Lala, ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, "shpërdorim detyre"
4. Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar, "shpërdorim detyre"
5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, "shpërdorim detyre"
6. Ramadan Tartari, ish-drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes, “shpërdorim detyre"
7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit, "shpërdorim detyre"
8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë, "shpërdorim detyre"
9. Adriatik Mema, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, "shpërdorim detyre"
10. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit, "shpërdorim detyre"
11. Dashnor Çaushaj, kryetar i Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, "shpërdorim detyre"
12. Zenun Fero, anëtar i Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, "shpërdorim detyre"
13. Hysni Coçka, anëtar i Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, "shpërdorim detyre"
14. Hilmi Laçaj, anëtar i Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, "shpërdorim detyre"
15. Fari Toska, anëtar i Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, "shpërdorim detyre"
16. Rezart Tërshana, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Fishekëve, "shpërdorim detyre"
17. Besnik Dauti, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Fishekëve, "shpërdorim detyre"
18. Agim Babameto, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Fishekëve, "shpërdorim detyre"
19. Fiqiret Mato, drejtor i Uzinës Mekanike Gramsh për "falsifikim dokumentesh"
20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan për "falsifikim dokumentesh"
21. Gëzim Oshafi, anëtar i Komisionit të çmimeve të Municioneve të Rënda, "shpërdorim detyre"
22. Denis Hajdari, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, "shpërdorim detyre"
23. Jorgo Mino, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, "shpërdorim detyre"
24. Fatbardh Kuçi, anëtar i Komisionit të Çmimeve të Municioneve të Rënda, "shpërdorim detyre"
Të pandehur në burg
25. Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s, "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash"; "shpërdorim detyre" e "falsifikim të dokumenteve" në bashkëpunim dhe "shpërdorim detyre" nga Kodi Penal Ushtarak
26. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë "Albademil", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash" dhe "shkatërrim prone" në bashkëpunim
27. Dritan Minxholi, drejtor Teknik i shoqërisë "Albademil", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash"dhe "shkatërrim prone" në bashkëpunim
28. Sokol Gjeçi, ish-inspektori i ndërmarrjes shtetërore "MEICO", "vrasje me dashje, më shumë se njëherë dhe kundër dy ose më shumë personash" dhe "shpërdorim detyre" në bashkëpunim
19 Gusht 2009