Pronaret, dakord me vendimin e Kushtetueses
Rozeta Rapushi
Pronaret e ligjshem te tokave, duket se jane shume ne rregull, me rregullimin qe ka bere Gjykata Kushtetuese per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne rast se ka me shume se nje regjistrim per nje prone. Nje prej anetareve te Shoqates “Pronesi me Drejtesi”, Reshit Vorbsi, u shpreh dje per gazeten “Koha Jone”, se me vendimin e dhene per shfuqizimin si antikushtetues te disa neneve te ligjit “Per regjistrimin e Pasurive te paluajtshme”, qe percaktonin fshirjen e regjistrimeve te pronave, te kryera pas regjistrimit te pare, ne rast se ka disa regjistrime per nje pasuri te paluajtshme, u vu ne vend drejtesia. Sipas Vorbsit, tashme ne dore per lenien apo jo te nje titulli pronesie, e ka gjykata. “Pra nuk i eshte lene me ne dore, Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme (ZRPP), por ne rast se ka mbivendosje te titujve te pronesise, atehere pronaret kane te drejte qe ceshtjen ta zgjidhin ne gjykate”, tha Vorbsi, duke qene shume dakord me nje vendim te tille. Sipas tij, nuk mund qe ti lihej ne dore, ZRPP-se apo krereve te Agjencise se Kthimit te Pronave dhenia e vendimeve te tilla, se cilin prej titujve te pronesise do te quanin te vlefshem, por ceshtja shkon ne gjykate dhe vendimi i lihet ne dore ketij institucioni. “Ajo qe beri Gjykata Kushtetuese me rrezimin e disa neneve, ishte qe t’ia jape te drejten gjykates per te vendosur mbi rastet ku ka mbivendosje te pronave. Ne kjo na duket nje vendim shume i drejte, ne menyre qe te mos e kete ne dore ekzekutivi apo institucione te tjera ne varesi te tij”, u shpreh Vorbsi. Ai theksoi, se eshte ne dijeni te disa perpjekjeve per ndryshime te tjera ne proceduren e regjistrimit te pasurive, por qe pronaret do te shohin se si do te jene ato, ne perputhje apo jo me kerkesat dhe qendrimet e pronareve te ligjshem. Gjykata Kushtetuese, vendosi ne fakt qe me menyren e percaktuar per vleresimin e titujve te pronesise, ne rast se kishte me shume se nje per ne prone, cenohet parimi i ndarjes dhe i balancimit te pushteteve, i mbrojtur nga neni 7 i Kushtetutes, per arsye se normat e kundershtuara i kane dhene nje enti administrativ funksione te gjyqesorit, qe lidhen me pezullimin e regjistrimit dhe me heqjen e te drejtes se pronesise. Sipas saj, fshirja e regjistrimit te prones nga nje strukture administrative, kufizon te drejten e pronesise dhe krijon nje pasiguri juridike per shtetasit, duke cenuar ne te njejten kohe dhe te drejtat e fituara. Gjykata vlereson se pretendimi i kerkuesit se e drejta e prones, e fituar permes nje akti publik apo vendimi gjyqesor te formes se prere, nuk mund te cenohet ne kete mase dhe per nje kohe kaq te papercaktuar permes nje procedure administrative, pervecse nje procedure gjyqesore, eshte i drejte dhe duhet pranuar.
Gjykata, shfuqizoi dhe dy nene te ligjit te pronave
Gjykata Kushtetuese, shpalli si antikushtetues nje muaj me pare edhe dy nene te ligjit per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Vendimi u morr pas nje ankese te bere nga institucioni i Avokatit te Popullit, per shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te neneve 15 pika 1, germat c, c, d, dh dhe 16 te ligjit per “Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”. Me konkretisht, kjo gjykate vleresoi se Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, nuk mund te zbatoje parimet e revokimit dhe shfuqizimit te akteve te Komisioneve te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe tashme jane shkrire. Gjykata vlereson se aktet qe shfuqizohen ose revokohen, nuk jane akte tipike administrative te nje organi tipik administrativ.