E Shtunë, 31 Tetor 2026

AMC-ja sjell botën e fotografisë me celular

28/02/2010 Konkursi

AMC-ja sjell për të dytin vit botën e fotografisë me celular. Në galerinë FAP u ekspozuan punët më të mira, dalë nga Konkursi i Përvitshëm My View, i cili u fokusua në fotot më të bukura të realizuara përgjatë një viti. Pranimi i fotove për konkursin “My View” u çel në tetor 2009, për t’u finalizuar sot me shpalljen e fituesve të përzgjedhur mes 700 fotografive. Fotot fituese u përzgjodhën nga një juri fotografësh profesionistë, të cilët dhanë edhe vlerësimet për pesë kategoritë e përcaktuara si fotogazetari, natyrë, foto nga jeta sociale, studentore dhe punime me tema të ndryshme. Për secilën nga kategoritë u shpall një foto fituese, ndërkohë që u dha edhe çmimi i madh për foton më të mirë të vitit.

Çmimin e parë e fitoi Ido Bushati, ndërsa çmimet e tjera Megi Maria Nikolla, Arjet Bogdani, Jada Caja, Nesa Llapashtica dhe Besfort Kryeziu. AMC iu dhuroi fituesve aparate celulare Nokia me fotokamera me rezolucion të lartë, në mënyrë që këta të rinj të zhvillojnë më tej pasionin e tyre për fotografinë. AMC krijon shërbime e oferta për njerëzit e lidhur me teknologjinë dhe merr frymëzim nga bota e tyre. AMC është kompania e parë e pranishme në rrjetet sociale më të përhapur, si Facebook, YouTube dhe Flickr, ku publikon dhe shkëmben informacion me miqtë e shumtë. Ekspozita në Galerinë FAP, pranë Akademisë së Arteve do të qëndrojë e hapur deri më datë 27 shkurt. Fituesit dhe fotografitë e tjera të konkursit mund të shihen edhe në faqen e internetit myviewpics.amc.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›