Abuzim seksual ne grup me femijen
Korce- Abuzuan ne grup me nje femije 13 vjecar, akuzohen per kryerje te veprave te turpshme dhe dyshohen, se kane ushtruar dhune seksuale mbi te. Nje 30-vjecar u vu ne pranga, menjehere pas denoncimit te bere dy dite me pare dhe nje tjeter shok i tij, u shpall ne kerkim policore. Burime zyrtare bene me dije se i arrestuari eshte Petrit Hoxha, banues ne lagjen nr. 4 te qytetit te Korces, kurse i dyshuari i dyte nuk eshte publikuar me emrer per arsye hetimi. Denoncimi sipas policise eshte bere nga prinderit e te miturit, qe pretendojne se femija e tyre eshte dhunuar seksualisht dhe deri ne ekzaminimet perfundimtare mjeko-ligjore, akuza do te jete "kryerje e veprave homoseksuale te turpshme me te mitur, ne bashkepunim".
Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare po ne lagjen nr. 4 te qytetit ku dhe i mituri banonte. Pasi e kane mashtruar 13-vjecarin dhe nen kercenim, dy te rriturit e kane futur ne nje vend te braktisur, ku kane kryer edhe veprat e turpshme me te. I traumatizuar nga ngjarja femija ka nisur te qaje e bertase dhe me pas, eshte lene i lire. Kur eshte kthyer ne shtepi ai ka shfaqur ndjenjen e frikes, pasi ishte kercenuar nga te dyshuarit se nese do te tregonte do t'i rrezikohej jeta atij dhe familjareve. Por prinderit kane kuptuar gjithcka dhe 13-vjecari iu ka rrefyer ngjarjen. Pasditen e se martes kane depozituar edhe denoncimin ne Komisariatin e Korces, ku eshte marre rrefimi ne prezence te psikologut. Prinderit e femijes pretendojne se mbi te eshte ushtruar dhune seksuale, por grupi hetimor per momentin po heton kryerjen e veprave te turpshme. Menjehere pas denoncimit nje grup i gatshem policore ka shkuar ne banesat e dy te dyshuarve, per te kryer shoqerimin. Nga kontrolli i kryer ka rezultuar se eshte gjetur vetem 30-vjecari Petrit Hoxha, por jo shoku i tij qe u shpall ne kerkim policor. Hoxha ka mohuar akuzat duke u shprehur se denoncimi ishte i sajuar dhe se nuk e kishte prekur femijen.
Burime zyrtare thane se deri ne perfundim te hetimeve, i dyshuari do te qendroje ne qeli dhe pritet vendimi i gjykates per masen e sigurise. Sipas prinderve, disa dite me pare Hoxha, me anen e mashtrimit, ka kryer marredhenie homoseksuale, ndersa do te jepet edhe konkluzioni shkencor i mjekeve.