Sherr me te birin, kapet me arme i moshuari
Durres- Policia e Durresit ka arrestuar dje nje 75-vjecar, te dyshuar per mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Ibrahim Dervishi, banues ne fshatin Karpen, te cilit gjate kontrollit te ushtruar ne banese, iu gjend nje automatik dhe dy kreher me fisheke. Por kontrolli sipas uniformave blu ka ardhur rastesisht pas nje sinjalizimi te bere ne komisariat, per nje konflikt qe i moshuari kishte me djalin e tij N. Dervishi, 35-vjec. Policia tha se ne cilesine e proves materiale u bllokua arma "Kallashnikov" me 51 cope fisheke, kurse i dyshuari u shoqerua ne paraburgim me akuzen e "mbajtjes pa leje te armeve luftarake".