E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat,përplasje me Gardën

 

VLORE - Prona pranë vilave qeveritare, mbi Ujin e Ftohtë në Vlorë, konflikton pronarët me gardistët. Vetëm ndërhyrja e Policisë së Rendit shoi përplasjen, e cila mund të gjeneronte dhe me armë. Shkak për këtë situatë është bërë tentativa e një firme ndërtimi për të ngritur një pallat në këtë zonë, në pronësi të familjes Paço. Deri në vitin 1967, familja ka jetuar aty, por me urdhër të shtetit në atë kohë u transferuan në një lagje të Vlorës. Pas ripërfitimit të pronës në vitin 1995, në vitin 2008 i është lënë një biznesmeni e drejta për të ndërtuar, kundrejt të gjithë rregullave dhe me lejen e bashkisë. Por oficerët e Gardës, duke e argumentuar me faktin se bëhet fjalë për pronë shtetërore dhe nën emrin e drejtoreshës së vilave, Bajrie Isufi dhe eprorëve të tyre, nuk kanë lejuar asnjë veprim të kryhet nga firma ndërtuese. Përballë forcave të Gardës është renditur dhe policia private, por ndërhyrja e Policisë së Rendit zbuti situatën. Ndërkohë, nga ana e urdhëruesve për mosndërtim nuk ka pasur asnjë reagim, duke e lënë situatën të nderë.                         q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›