Vlorë, "përçahet" stafi akademik
Pas skandalit për çështjen e emrit, në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, vijon të thellohet përçarja e stafit akademik me akuza e kundërakuza.
VLORE/ QEMAL BIRAKU
Dekania e fakultetit të Drejtësisë, Arta Musaraj, denoncon në Prokurori zv/rektoren e universitetit, Pranvera Jahollari, për abuzim me detyrën, ndërsa hedh akuzë edhe për rektorin Shaska për kërcënimin e saj apo dhe të pedagogëve të tjerë për largim nga puna. Musaraj i është drejtuar Prokurorisë së rrethit dhe akuzon zv/rektoren Jahollari për falsifikim të dokumentacionit në dosjen e saj e rrjedhimisht për përfitim të posteve të pamerituara. Dekania Musaraj bën dhe një akuzë publike për rektorin e universitetit, Tanush Shaskaj, për mashtrim dhe abuzim me ligjin. Duket se "kriza" ndërmjet pedagogëve dhe drejtuesve të universitetit po thellohet pasi rektori Shaska u detyrua të tërhiqet nga vendimi i senatit në këtë universitet për heqjen e emrit të "Ismail Qemalit". Dekania e juridikut, Arta Musaraj, ishte një ndër emrat që votoi kundër këtij vendimi, dhe ngriti zërin gjatë gjithë kohës për këtë vendim të cilin ajo, dhe dy ish-dekanët, Kreshnik Bello dhe Ilirian Lipi e quajtën tepër absurd. Ndërsa i është drejtuar Prokurorisë për zv/rektoren, Musaraj u shpreh se Pranvera Jahollari (Resuli) është përgjegjëse për veprën penale të falsifikimit dhe atë të shpërdorimit të detyrës. Pas kallëzimit që u regjistrua mesditën e djeshme, hetimi tashmë do të bëhet nga Prokuroria e Vlorës. Musaraj deklaroi se ky është denoncimi i parë, i cili do të pasohet me të tjera. Ajo nuk ka ngurruar të akuzojë edhe rektorin e Universitetit të Vlorës, ndaj të cilit gjithsesi nuk ka depozituar kallëzim në prokurori. Sipas saj, rektori po e kërcënon me vërejtje dhe paralajmërime. Por rektori Shaska e mohoi kërcënimin. Ai sqaroi se, vërejtja me paralajmërim është bërë për dekanen pasi ajo nuk ka dorëzuar në afat programet e reja, afat ky që ka përfunduar që më 15 korrik. "Në ditët në vijim do të ketë edhe të tjera denoncime dhe zbardhje faktesh për pedagogë që kanë abuzuar me detyrën, apo kanë falsifikuar të dhënat në dosjet e tyre personale. Këto të dhëna ndodhen edhe në dokumentacionin e KLSH-së, e cila inspektoi universitetin rreth dy muaj më parë", u shpreh Musaraj. Ajo bëri të ditur se, ka vënë në dijeni edhe Ministrinë e Arsimit për kallëzimin, denoncimet që pritet t'i bëjë në vijim dhe skandalet e abuzimeve të pedagogëve me dosjet e tyre personale me qëllim për të përfituar tituj që në të vërtetë nuk i meritojnë. Përveç Musarajt, një tjetër akuzë ndaj rektorit Shaska vjen nga ish- dekanët Kreshnik Bello dhe Ilirian Lipi. Ata akuzojnë rektorin për kërcënim të pedagogëve për largim nga puna.
"Zhurma" për heqjen e "Ismail Qemali"
Senati i Universitetit të Vlorës bëri propozimin për heqjen e emrit "Ismail Qemali" në muajin korrik të këtij viti. Gjatë një mbledhjeje, ky senat miratoi vendimin me 8 vota pro dhe 6 kundër heqjen e emrit, që ishte propozuar nga rektori Tanush Shaska. Ky vendim solli reagime të ashpra të figurave politike, por edhe të shkrimtarëve. Presidenti Topi, shkrimtarët Kadare dhe Dritëro Agolli, por edhe mjaft figura të tjera të njohura u pozicionuan kundër këtij vendimi. Duket se rektori Shaska është tërhequr nga ky vendim. Tashmë në sitin e universitetit është shkruar edhe emri i Ismail Qemalit.