Pronësia, vëllai plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Mallakastër

Konflikti për pronësinë mes 3 vëllezërve ka çuar në plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bejar të Mallakastrës ku janë plagosur me thikë dy vëllezërit Ardian dhe Fitim Muka përkatësisht 41 dhe 29 vjeç ndërsa dyshohet se autor është vëllai i tyre.
Sipas policisë dyshohet se vëllai i dy të plagosurve pas një sherri të ashpër ka goditur me thikë dy të tjerët ndërsa shkak për ngjarjen është pronësia.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.