Kryeministri Berisha: Në Shqipëri janë ndezur fuqishëm motorrët e zhvillimit ekonomik
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Integrimit, kryeministri renditi ndër kërkesat e domosdoshme për anëtarësim në NATO, garantimin e stabilitetit makroekonomik të vendit.
Kryeministri theksoi se megjithëse Shqipëria është një vend me stabilitet makroekonoik të sigurtë, nuk duhet të reshtin përpjekjet për përmirësimin dhe garantimin e këtij stabiliteti në të ardhmen.
Duke renditur përpjekjet e bëra në këtë drejtim si lëvizjet e mëdha të uljes së taksave, rritja e kreditit për ekonominë dhe rritja e investimeve në tërësi, kryeministri nënvizoi se në Shqipëri janë ndezur motorrët e shndërrimit të vendit në një nga vendet më tërheqëse për investimete huaja.
Duke vlerësuar faktin se ekonomia shqiptare është një ekonomi entuziaste, Kryeministri kujtoi se vitin e kaluar investimet e huaja ishin trefishi i mesatares së investimeve të realizuar në 10 vitet e fundit, si dhe vuri në dukje rritjen me 35 % të eksportit të mallrave të vendit "Made in Albania".
Kryeministri vlerësoi gjithshtu të rëndësishme investimet në sektorin energjitik, I cili përvec investimit të bërë nga sektori privat, do të ketë vëmendjen e qeverisë shqiptare, që do të investojë kryesisht në ndërtimin e termocentraleve dhe shfrytëzimin e energjisë diellore, për ti dhënë fund kështu politikës 40 vjeçare të bazimit në hidroprodhim.