Kryeministri Berisha: Do të mbështesim arsimin dhe projektet infrastrukturore në Delvinë
Duke informuar mbi vizitën në Delvinë dhe takimet me autoritetet vendore, Kryeministri tha se qeveria do të mbështesë projektet infrastrukturore për zhvillimin e këtij qyteti. Kryeministri tha se qeveria do të financojë rikonstruksionin e shkollës së mesme profesionale në Delvinë. Kryeministri vlerësoi treguesit shumë pozitivë në arsim dhe vendimin e Drejtorisë Arsimore të qytetit për të mos pasur këtë vit asnjë mësues jashtë kritereve të arsimit përkatës. Kryeministri vlerësoi veçanërisht rritjen me 80 për qind të numrit të nxënësve që ndjekin shkollat e mesme, numër që, me hapjen e shkollës profesionale, mund do të shkojë mbi 90 për qind.
Gjithashtu Kryeministri u shpreh se qeveria do të mbështesë edhe rikonstruksionin e rrugës së Qafë Muzinës, sepse shkurton distancën.