E Diel, 1 Nëntor 2026

Prononcimet publike munguan për shkak të grevës

Diskutimi

Diskutimi i plotë dhe i fortë për projektligjin e arsimit të lartë, në të gjitha sferat e profesorateve dhe më gjerë, nuk pati tone të larta dhe të ashpra për shkak të grevës së opozitës.

Për shkak të vëmendjes së madhe që i është kushtuar kësaj greve, shumë akademikë dhe profesorë, nuk kanë dashur të krijojnë opinionin e gabuar, se duke kundërshtuar apo duke pasur objeksione për ligjin e arsimit të lartë, do të klasifikoheshin si grup, që po mbështet protestën dhe ka kundërshti për qeverinë. Në këtë terren dhe në këtë kontekst, gjatë dy javëve, që pas prezantimit të projektligjit në Këshillin e Ministrave, përfaqësuesit e universiteteve zgjodhën si mënyrë komunikimi, sqarimet nëpërmjet shkresave zyrtare, apo duke thënë në mënyrë sipërfaqësore, pa shumë detaje dhe analiza, një mendim të vakët, të paargumentuar dhe pa u shfaqur të plotë, si në “zë” ashtu edhe në “figurë”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›