Propaganda shterpë e “tellallit shëtitës”
Gjate diskutimit në parim të projektbuxhetit për vitin 2009, po diskutohet teorikisht për të ardhurat dhe shpenzimet, për inflacionin, borxhin e jashtëm dhe terma të tjerë ekonomikë. Mjaft nga dëgjuesit tanë kanë hapur sytë dhe veshët për të kuptuar çfarë sjell realisht ky buxhet, për qytetin e tyre, për lagjen apo fshatin ku jetojnë, duke tentuar që të kuptojnë çfarë përfitimi real kanë nga ky buxhet për familjet dhe jetën e përditshme të tyre. Prandaj gjatë analizës sime do të mundohem të jem sa më semplist, duke bërë një lidhje konkrete ndërmjet këtij buxheti dhe qytetarëve të qarkut të Lezhës.
Së pari, ky buxhet do të sjellë një rritje të rrogave nga 10 deri 14%, kështu qytetarët e Mamurrasit, mësuesit, infermierët, doktorët dhe punonjësit e administratës do të sigurojnë të ardhura më shumë për familjarët e tyre, ndërsa pensionistët do të marrin 10% më shumë se gjatë këtij viti. Ndërsa votuesit e mi që jetojnë në komunat e Fushë-Kuqes dhe Shënkollit do kenë mbështetje më të madhe për bujqësinë me një fond që rritet me 11,6 % ose mbi 100 milionë lekë. Ndërsa pensionet në fshat do rriten në masën 20%.
Së dyti, nëpërmjet këtij projektbuxheti përfundojnë disa investime të papara ndonjëherë në qarkun e Lezhës që nga krijimi i tij. Më shumë se 1 miliard euro janë duke u investuar nga shteti dhe privatët në Lezhë, në industri, infrastrukturë, ujësjellës, në mjedis në bujqësi etj.
Vetëm në arsimin bazë në zonën 16 janë investuar 1,5 milion euro duke ndërtuar shkollën e Fushë-Mamurrasit, shkolla e Shënkollit dhe është në ndërtim shkolla e Gorresë. Në kundërshtim me propagandën shterpë të “tellallit shëtitës“ që qëndron në krye të Tiranës dhe të PS-së, qytetarët e kësaj zone e shikojnë me sytë e tyre, sepse çojnë fëmijët në shkolla të reja, ata e ndiejnë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Pavarësisht lumit të fjalëve që lëshon Edi Rama, vend e pa vend, nuk mund të zerojë investimet e bëra në arsim. Janë investuar dhe do investohen rreth 7 milionë dollarë në infrastrukturë rrugore vetëm në këtë zonë, duke e nxjerrë zonën rurale të Kurbinit dhe Lezhës nga harresa e qëllimshme, nga diskriminimi politik i qeverive të njëpasnjëshme socialiste, me dhe pa mjekër. Është ndërtuar rruga autostradë - Mamurras prej 3 km dhe është në ndërtim e sipër rruga Mamurras - Adriatik prej 7 km. Ka përfunduar rruga “Autostradë - Fushë-kuqe” dhe është në ndërtim rruga e Patokut prej rreth 8 km, gjatë këtij viti do ndërtohet edhe rruga Fushë-Milot - Gurrës. Ka përfunduar sistemimi i ujërave të bardha dhe të zeza si dhe rruga e Shënkollit si dhe është në ndërtim e sipër rruga bregdetare Zejmen -Tale prej 9 km. Në këtë zonë janë bërë aq investime sa nuk janë bërë prej 100 vjetësh të marra së bashku. Kështu oponent të nderuar socialistë, sado që të kundërshtoni, ju dhe “ai i gjati” nuk ju beson kush, sepse ndryshimet e bëra gjatë këtij mandati, qytetarët i prekin çdo ditë, ata ecin në rrugë të asfaltuara që nuk i kanë parë as në ëndërr. Para 3 vitesh një grup banorësh që jetonin në fshatin Adriatik erdhën dhe më thanë se kemi vetëm një kërkesë për ty si deputet: “Duam që rrugën deri në autostradë të na e shtrosh me çakull se është bërë e pakalueshme”.
Unë u premtova se do ua shtrojmë me asfalt, ndërsa banorët ngulnin këmbë se duam vetëm me çakull sepse kemi 8 vjet që premtojnë dhe nuk e bëjnë dot. Ndërsa sot ajo rrugë po përfundon me asfalt dhe rreth 3000 banorë mund të shkojnë për pak minuta në shtëpitë e tyre.
Çfarëdo që t’ju thotë atyre “tellalli shëtitës” për qeverinë virtuale të së majtës, ata nuk mund ta harrojnë premtimin 8-vjeçar të socialistëve për rrugën me çakull dhe realizimin me asfalt të kësaj qeverie.
Së treti, qarku i Lezhës ka shpëtuar nga mallkimi qindravjeçar i përmbytjes, herë nga Drini dhe herë nga lumi Mat që merrnin përpara gjithçka që njerëzit kishin krijuar me mund e djersë. Mbi 2,5 milionë euro janë dhënë nga qeveria për disiplinimin e këtyre dy lumenjve në mënyrë që ata të mos dalin për asnjë moment nga shtrati i tyre. Fushat e “Bregut të Matës” ,”Fushë-kuqes” dhe Torovicës mund të kultivohen dhe të prodhojnë pa frikë për pronarët e tyre.
Së fundi, edhe unë si deputet i zgjedhur direkt nga populli, ndihem mjaft mirë që kam mundur të realizoj tërësisht premtimet e mia. Jam krenar para bashkëqytetareve të mi dhe dua që të falënderoj forcën time politike që më nxori faqebardhë në këtë përballje me qytetarët.
Sepse gjithsecili prej nesh përveç përfaqësimit politik, kemi edhe një emër personal, një angazhim individual, pse jo, edhe një angazhim familjar përpara votuesve tanë.
Unë shkoj çdo fundjavë në Lezhë bashkë me familjen time dhe ndihem mjaft i respektuar nga lezhjanët.