E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peng 20-vjeçarin për paratë e marra borxh

Një 20-vjeçar është marrë
peng në Tiranë nga dy
bashkëmoshatarë për
shkak të borxheve që kishte marrë.
Ai është dërguar në malin e
Dajtit, ku është mbajtur për disa
orë, teksa i kanë kërkuar paratë
dhe e kanë kërcënuar. Por, më
vonë e kanë lënë sërish të lirë dhe
pengu ka kontaktuar policinë,
duke i rrëfyer se çfarë kishte
ndodhur. Megjithatë, policia ka
menduar që dy pengmarrësit,
të cilët janë shoqëruar, të ndiqen
penalisht në gjendje të lirë.
Burimet policore të kryeqytetit
bënë të ditur se mbrëmjen e së
martës, Erald P., 20 vjeç ka bërë
kallëzim se ishte marrë peng me
datë 30 të muajit që shkoi. Sipas
denoncimit të tij, rreth orës 15:00
të së dielës, në rrugën "Myslym
Shyri", dy shokët e tij, Ismail Ago
dhe Andi Qoba, e kanë marrë me
një mjet me targa të Kosovës dhe
e kanë dërguar në Malin e Dajtit.
Policia ka zbuluar se mjeti që u
përdor për marrjen peng të tij,
është me targa 428 KS 329 dhe i
përket Ismail Agos. Sipas grupit
hetimor, dy pengmarrësit kanë
kërkuar paratë që u kishte marrë
borxh Erlad P. I riu ka rrëfyer për
uniformat blu se Agos i kishte
marrë borxh 1350 euro, ndërsa
Qobës, 50 mijë lekë. Pas këtij
denoncimi, policia ka shoqëruar
dy bashkëmoshatarët e pengut,
të cilët e kanë pranuar "rrëmbimin".
Ata kanë deklaruar se nuk e
kishin marrë me forcë dhe kërcënuar,
por kërkonin prej tij paratë
e tyre. Në këto kushte, policia ia
ka kaluar materialet prokurorisë
për procedim në gjendje të lirë
ndaj të dy pengmarrësve për
veprën penale të "heqjes së paligjshme
të lirisë së personit, në
bashkëpunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›