Prokuroria: Padia e ministrit të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë
Prokuroria e Përgjithshme
i kërkon Gjykatës së Lartë
të marrë në shqyrtim
kërkesën e avokatit të
Ministrit të Jashtëm, Lulzim
Basha. Prokurori i çështjes, Arben
Kraja, argumenton se kërkesa e
ministrit Basha mund të gjykohet
vetëm nga Gjykata e Lartë si i vetmi
organ i drejtësisë që ka kompetencat
ligjore për ta bërë një gjë të
tillë, për shkak të statusit të të pandehurit
Lulzim Basha si deputet i
Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet
një tjetër shkrese drejtuar
Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës,
prokuroria i kërkon kësaj
gjykate të shpallë moskompetencën
ligjore. Pak ditë më parë,
mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të
Transporteve i dorëzoi Gjykatës së
Tiranës kërkesën penale ku
kundërshton zgjatjen e afateve të
hetimit ndaj klientit të tij, duke e
cilësuar të paligjshme. Fakti që kjo
kërkesë është bërë në Gjykatën e
Tiranës, duket se është një tjetër
manovër e mbrojtjes për të fituar
kohë, për shkak se kjo gjykatë nuk
ka tagrin ligjor të shqyrtojë një
kërkesë të tillë.
Në kërkesë-padinë i akuzuari
për abuzime me fondet për
ndërtimin e segmentit Rrëshen-
Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës,
Basha, kërkon shpalljen të pavlefshme
të vendimit të Prokurorisë
së Përgjithshme për zgjatjen e
afateve të hetimit (6 nëntor - 6
dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm
të çdo veprimi të kryer pas 6
nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë.
Seanca është caktuar të zhvillohet
mesditën e sotme dhe do të gjykohet
nga gjyqtarja Fatmira Hajdari,e
cila është përzgjedhur me short
elektronik.
Ish-kreu i dikasterit të Transporteve
do të përfaqësohet në
proces nga avokati i tij, Zef Nikaj.
Nëse gjykata i cilëson të paligjshme
veprimet e prokurorisë,
atëherë ministri Basha ka gjasa t‘i
shpëtojë akuzës. Avokati i ishministrit
të Transporteve i cilëson
si të paligjshme dhe antikushtetuese
veprimet e prokurorisë për
klientin e tij. Sipas Zef Nikajt, Lulzim
Bashës nuk i është komunikuar
ende asnjë akuzë dhe pretendimi
i prokurorisë se e ka bërë një
gjë të tillë nuk qëndron, për faktin
se ekziston një vendim gjykate që
e detyron organin e akuzës të mos
kryejë veprime. Avokati nuk ka
pranuar të firmosë edhe fashikujt
e akuzës, ditën kur pritej që në
prokurori të paraqitej vetë Lulzim
Basha, me argumentimin se veprimet
ishin të paligjshme.
Ish-ministri i Transporteve u
hetua për afro një vit mbi abuzimet
e kryera me fondet e Rrëshen-
Kalimash, së bashku me ishzyrtarët
e këtij dikasteri, Armand
Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma.
Për Telitin dhe Saraçin, prokuroria
pushoi akuzën dhe në bankën e
të akuzuarve pritet të ulen Basha
dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas
prokurorisë, në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë
shkaktuar shtetit një dëm financiar
prej 232 milionë eurosh. Dy
ditë më parë, nëpërmjet zëdhënëses
për shtyp, Kryeministri Berisha
i hoqi Lulzim Bashës të gjitha
përgjegjësitë ligjore për rrugën Durrës-
Kukës, për të cilën prokuroria
kërkon ta marrë atë si të pandehur.
i kërkon Gjykatës së Lartë
të marrë në shqyrtim
kërkesën e avokatit të
Ministrit të Jashtëm, Lulzim
Basha. Prokurori i çështjes, Arben
Kraja, argumenton se kërkesa e
ministrit Basha mund të gjykohet
vetëm nga Gjykata e Lartë si i vetmi
organ i drejtësisë që ka kompetencat
ligjore për ta bërë një gjë të
tillë, për shkak të statusit të të pandehurit
Lulzim Basha si deputet i
Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet
një tjetër shkrese drejtuar
Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës,
prokuroria i kërkon kësaj
gjykate të shpallë moskompetencën
ligjore. Pak ditë më parë,
mbrojtësi ligjor i ish-ministrit të
Transporteve i dorëzoi Gjykatës së
Tiranës kërkesën penale ku
kundërshton zgjatjen e afateve të
hetimit ndaj klientit të tij, duke e
cilësuar të paligjshme. Fakti që kjo
kërkesë është bërë në Gjykatën e
Tiranës, duket se është një tjetër
manovër e mbrojtjes për të fituar
kohë, për shkak se kjo gjykatë nuk
ka tagrin ligjor të shqyrtojë një
kërkesë të tillë.
Në kërkesë-padinë i akuzuari
për abuzime me fondet për
ndërtimin e segmentit Rrëshen-
Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës,
Basha, kërkon shpalljen të pavlefshme
të vendimit të Prokurorisë
së Përgjithshme për zgjatjen e
afateve të hetimit (6 nëntor - 6
dhjetor) dhe cilësimin të paligjshëm
të çdo veprimi të kryer pas 6
nëntorit, ku dhe u vu nën akuzë.
Seanca është caktuar të zhvillohet
mesditën e sotme dhe do të gjykohet
nga gjyqtarja Fatmira Hajdari,e
cila është përzgjedhur me short
elektronik.
Ish-kreu i dikasterit të Transporteve
do të përfaqësohet në
proces nga avokati i tij, Zef Nikaj.
Nëse gjykata i cilëson të paligjshme
veprimet e prokurorisë,
atëherë ministri Basha ka gjasa t‘i
shpëtojë akuzës. Avokati i ishministrit
të Transporteve i cilëson
si të paligjshme dhe antikushtetuese
veprimet e prokurorisë për
klientin e tij. Sipas Zef Nikajt, Lulzim
Bashës nuk i është komunikuar
ende asnjë akuzë dhe pretendimi
i prokurorisë se e ka bërë një
gjë të tillë nuk qëndron, për faktin
se ekziston një vendim gjykate që
e detyron organin e akuzës të mos
kryejë veprime. Avokati nuk ka
pranuar të firmosë edhe fashikujt
e akuzës, ditën kur pritej që në
prokurori të paraqitej vetë Lulzim
Basha, me argumentimin se veprimet
ishin të paligjshme.
Ish-ministri i Transporteve u
hetua për afro një vit mbi abuzimet
e kryera me fondet e Rrëshen-
Kalimash, së bashku me ishzyrtarët
e këtij dikasteri, Armand
Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma.
Për Telitin dhe Saraçin, prokuroria
pushoi akuzën dhe në bankën e
të akuzuarve pritet të ulen Basha
dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas
prokurorisë, në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë
shkaktuar shtetit një dëm financiar
prej 232 milionë eurosh. Dy
ditë më parë, nëpërmjet zëdhënëses
për shtyp, Kryeministri Berisha
i hoqi Lulzim Bashës të gjitha
përgjegjësitë ligjore për rrugën Durrës-
Kukës, për të cilën prokuroria
kërkon ta marrë atë si të pandehur.