Nivicjotët plagosin dy roja private të firmës "Riviera"
Nga policia e Sarandës është raportuar
se mesditën e djeshme
ka pasur reagime të dhunshme
në Grykën e Prodanit. Përdorimi i
dhunës ka bërë të përfundojnë në spital
dy prej efektivave të policisë private
"So VIP".
Në urgjencën e spitalit "Petro Nako"
të Sarandës rreth orës 14:00 janë paraqitur
për të marrë ndihmë mjekësore
Refat Hoxha, banor i lagjes nr.1 në
Sarandë, i plagosur në kokë dhe Halil
Shanaj, nga Tirana, i cili gjithashtu ka
pohuar se është goditur nga një polic
i Komunës së Lukovës dhe pastaj nga
grumbulli i banorëve në Grykën e
Prodanit, në qëndresën e tyre për të
14-ën ditë. Refat Hoxha tregoi plagën
që ka marrë në kokë nga goditja që i
është bërë me gurë. Ai ka bërë radiografinë
e kokës dhe fatmirësisht prej
saj nuk kanë rezultuar dëmtime të
brendshme. Kolegu i tij, Halil Shanaj,
edhe më i moshuar se Refati, druan të
tregojë çfarë i ka ndodhur për të mos
bërë merak familjarët e tij në Tiranë.
Por pasi qetësohet disi nga tronditja
që ka pësuar, thotë se: "Nuk e di si
kam shpëtuar nga qëllimi që kishte
një grup banorësh për të më marrë e
mbajtur peng". Halili thotë se ata ishin
duke qëndruar si çdo ditë në largësinë
300 metra nga vendi ku rrinë banorët
e Nivicës, në Grykën e Prodanit. Por,
sipas tij, ai është gjetur i zënë në befasi
kur i është afruar një prej policëve të
Komunës së Lukovës, të cilin e shoqja
që e ndiqte pas e këshillonte të mos
qëllonte. Tregon se polici komunar e ka
gjuajtur me çfarë ka mundur, ndërkohë
që ai nuk ka reaguar fare. Pastaj tregon
se janë afruar 2-3 vetë të tjerë, që e kanë
afruar te njerëzit e mbledhur grumbull.
"Kaluan disa makina - rrëfen Halili - që
u detyruan të më lëshonin". Kështu ka
dështuar tentativa për ta marrë peng.
Policia kriminale e Sarandës ka bërë
këqyrjen e autoveturës së dëmtuar të
policit të plagosur, me targa SR 25 39 B
dhe në mjediset e urgjencës ka marrë
denoncimin e dy të dëmtuarve.
se mesditën e djeshme
ka pasur reagime të dhunshme
në Grykën e Prodanit. Përdorimi i
dhunës ka bërë të përfundojnë në spital
dy prej efektivave të policisë private
"So VIP".
Në urgjencën e spitalit "Petro Nako"
të Sarandës rreth orës 14:00 janë paraqitur
për të marrë ndihmë mjekësore
Refat Hoxha, banor i lagjes nr.1 në
Sarandë, i plagosur në kokë dhe Halil
Shanaj, nga Tirana, i cili gjithashtu ka
pohuar se është goditur nga një polic
i Komunës së Lukovës dhe pastaj nga
grumbulli i banorëve në Grykën e
Prodanit, në qëndresën e tyre për të
14-ën ditë. Refat Hoxha tregoi plagën
që ka marrë në kokë nga goditja që i
është bërë me gurë. Ai ka bërë radiografinë
e kokës dhe fatmirësisht prej
saj nuk kanë rezultuar dëmtime të
brendshme. Kolegu i tij, Halil Shanaj,
edhe më i moshuar se Refati, druan të
tregojë çfarë i ka ndodhur për të mos
bërë merak familjarët e tij në Tiranë.
Por pasi qetësohet disi nga tronditja
që ka pësuar, thotë se: "Nuk e di si
kam shpëtuar nga qëllimi që kishte
një grup banorësh për të më marrë e
mbajtur peng". Halili thotë se ata ishin
duke qëndruar si çdo ditë në largësinë
300 metra nga vendi ku rrinë banorët
e Nivicës, në Grykën e Prodanit. Por,
sipas tij, ai është gjetur i zënë në befasi
kur i është afruar një prej policëve të
Komunës së Lukovës, të cilin e shoqja
që e ndiqte pas e këshillonte të mos
qëllonte. Tregon se polici komunar e ka
gjuajtur me çfarë ka mundur, ndërkohë
që ai nuk ka reaguar fare. Pastaj tregon
se janë afruar 2-3 vetë të tjerë, që e kanë
afruar te njerëzit e mbledhur grumbull.
"Kaluan disa makina - rrëfen Halili - që
u detyruan të më lëshonin". Kështu ka
dështuar tentativa për ta marrë peng.
Policia kriminale e Sarandës ka bërë
këqyrjen e autoveturës së dëmtuar të
policit të plagosur, me targa SR 25 39 B
dhe në mjediset e urgjencës ka marrë
denoncimin e dy të dëmtuarve.