Itali, "Ramazani" arreston njëzet shqiptarë për drogë
Njëzet shqiptarë kanë përfunduar në pranga
në Itali gjatë një operacioni antidrogë të
policisë italiane. Bashkë me personat e arrestuar
policia italiane ka sekuestruar edhe 32
kilogramë drogë, 5 automjete dhe 62 mijë euro.
Policia e provincës Luka, që kreu këtë operacion
të quajtur "Ramazan", kishte nën hetim
prej kohësh këtë bandë shqiptare, ku gjithsej
ishin 30 persona të hetuar për trafik kokaine
dhe heroine. Droga vinte nga Holanda dhe
kishte mbërritur në Itali me destinacion final
provincën Luka, por edhe provincat e tjera si
Pistoja dhe Masa. Ndërkohë, nga burimet policore
bëhet e ditur se kreu i kësaj organizate
quhet Artur Lamka, 40 vjeç, banor në Segrominjo
in Piano, i cili aktualisht nuk ndodhet
në Itali, por në Shqipëri. Ai ishte burgosur dhe
dëbuar nga Italia në vitin 2007. Por pavarësisht
nga kjo, ky person vazhdon të drejtojë trafikun
e drogës falë kontakteve të forta që mban në
veri të Evropës, për të trafikuar drogën drejt
Italisë. Hetimet për këtë bandë kanë nisur që
në vitin 2007, kur tre shqiptarë u arrestuan
dhe një sasi droge u konfiskua. Ndërkohë,
nuk bëhen të ditur emrat e 20 shqiptarëve të
arrestuar së fundi.