Dëshmitari: Mashtrimi me rrugën Durrës-Kukës
Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka mashtruar
Kryeministrin Sali Berisha për dokumentacionin
që inicioi ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Arben
Meçe, ish-drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike,
i pari që mori kurajën të denoncojë publikisht aferën
e eprorit të tij (Lulzim Basha), pranon të rrëfejë për
gazetën "Shqip" të gjitha parregullsitë që i sollën shtetit
shqiptar një humbje prej qindra miliona eurosh. "Lulzim
Basha ka dërguar në Këshillin e Ministrave një iniciativë
antiligjore të tij dhe ka mashtruar Këshillin e
Ministrave duke thënë se kjo procedurë që unë sjell është
bërë në përputhje me mënyrën e funksionimit të ligjit
shqiptar. Ai mashtron duke thënë se gjithë teknikët kanë
arritur në përfundimin se rruga duhet të jetë me katër
korsi", pohon Meçe, i cili është një nga dëshmitarët e organit
qendror të akuzës për ngritjen e akuzave ndaj
Bashës dhe Andi Tomës. Madje, dëshmitari Meçe ka
dhënë shpjegime në Prokurorinë e Tiranës, duke i ndihmuar
hetuesit me dokumente origjinale të Ministrisë së
Transporteve, të cilat "flasin" për një aferë të pastër. Por,
"bashkëpunëtori" i prokurorisë deklaron se, "në rast se
nuk do ta denoncoja unë, kjo çështje s‘kishte për të shpërthyer
kurrë". Ai shton se është krenar që këtë çështje e ka
denoncuar dhe zotohet që e mbron dhe do ta mbrojë në
çdo aspekt. "Nëse Lulzim Basha së bashku me qeverinë
e tij kërkon që të nxjerrë origjinën "e prodhimit" të kësaj
çështjeje, atë le ta gjejnë tek Arben Meçe. Edhe nëse ai do
ta mbrojë në gjyq apo publikisht këta aferë me teknicienë
duhet ta mbroj para Arben Meçes dhe stafit të tij", sfidon
Meçe, personin-ministër, aktualisht i pandehur për abuzime
të fondeve publike në rrugën Durrës-Kukës.
Z.Meçe, ishit i pari që morët kurajën për
të denoncuar aferat e rrugës Durrës-Kukës.
Keni punuar si drejtori i Përgjithshëm i
Punëve Publike pranë Ministrisë së Transporteve
kur epror kishit Lulzim Bashën,
tashmë i pandehur zyrtarisht për disa abuzime.
Si u iniciua kjo aferë?
Projekti Durrës-Kukës-Morinë është një projekt
që ka katër faza, Durrës-Milot, Milot-Rrëshen, Rrëshen-
Kalimash dhe Kalimash-Morinë. Projekti Durrës-
Milot... ju e shikoni si është gjendja, nuk ka të dhëna
se si do zhvillohet ky korridor, që fillon me autostradën.
Nga Miloti deri në Rrëshen ishte planifikuar për një
projekt që do e financonte Banka Botërore, por ka
edhe një bashkëpunim me një fond islamik kuvajtian.
Parametrat ishin që rruga të bëhej me dy korsi
kalimi. Pra një rrugë standarde shpejtësie sipas kushteve
të Shqipërisë, ekuivalente me rrugën Vorë -
Fushë-Krujë ose Durrës-Rrogozhinë. Ky standard ka
dhënë rezultatet e veta dhe është ndryshe nga rruga
Fushë-Krujë - Shkodër, e cila ka parametra jo fleksibël
dhe me të drejtë konsiderohet "rruga e vdekjes", pasi
është jashtë standardit. Aksi Durrës-Rrogozhinë është
më normali për kushtet e Shqipërisë. Në kohën e
qeverisë socialiste janë bërë projektet e zbatimit nga
Kukësi deri në Morinë. Meqenëse qeveria aktuale
gjeti projekte gati, atëherë gjatë vitit 2006 tenderoi
rreth 7 lote për rrugën nga Kukësi deri në Morinë, të
cilat janë firma shqiptare që po i zbatojnë. Standardi
është me dy vija kalimi. Në këto kushte ka qenë projekti
edhe për rrugën Rrëshen-Kalimash. Duhet
thënë se pavarësisht se më pas politikisht është përfolur
shumë kjo rrugë, nuk ka pasur asnjë tentativë
për ta kthyer në planin juridik apo teknik atë si: rrugë
prioritare të qeverisjes". Po të hapim buxhetin e vitit
2005, ai është një buxhet i trashëguar nga qeveria
socialiste. Por nga muaji qershor i 2005-ës deri në fillim
të 2006-ës, ka pasur ndërhyrje dhe shtesa që janë
miratuar edhe në Parlament. Nuk është diskutuar
asnjëherë se qeveria do të shpenzonte dhe do të
kanalizonte vlera monetare drejt asaj rruge. Problemi
bëhet më i dukshëm dhe më i qartë kur buxheti i vitit
2006 është totalisht i qeverisë. Në këtë buxhet nuk
parashikohen absolutisht fonde apo politika monetare
drejt kësaj rruge. Aq më tepër vepra Rrëshen-Kalimash,
nuk trajtohet në asnjë kapitull të tij.
Domethënë që nuk ka qenë prioritet i qeverisë siç
pretendohet të shitet sot.
Ju po thoni se nuk ka qenë prioritet i
qeverisë "Berisha" ndërtimi i rrugës Durrës-
Kukës...!!
Mund të themi që në buxhetin e parë të vitit 2006,
fondi i rrugëve ishte rreth 9.7 miliardë lekë. Më tej
bëhet një buxhet shtesë në mes të vitit, ku përsëri nuk
trajtohet absolutisht ndërhyrja mbi buxhet për të financuar
fillimin e kësaj rruge. Buxheti shtesë për vitin
2006, shkon në 20 miliardë. Ndërkohë, prodhohet një
buxhet tjetër shtesë, i cili u kalua gati fshehurazi në
muajin dhjetor të vitit 2006, i cili e shpie vlerën totale
në 23.9 miliardë. Në të parin dhe të dytin absolutisht
nuk diskutohet problemi i rrugëve, sidomos ajo Rrëshen-
Kalimash. Edhe në buxhetin e tretë nuk diskutohet
fare për këtë vepër, por akordohen fonde në funksion
të një akti normativ. I cili del në nëntor, edhe pse
Parlamenti ishte ende i mbledhur dhe "çuditërisht"
kryetari i Këshillit të Ministrave bën një buxhet shtesë
i cili kalon në Parlament, jo më si "debat buxheti",
por thjesht si akt normativ. Akt normativ do të thotë
se del një vendim i kryetarit të Këshillit të Ministrave,
i cili në Parlament nuk miratohet më me procedurën
e buxhetit, por miratohet pa debat fare, thjesht ngrihen
kartonët dhe kaq. Është aq e vërtetë kjo sa në
buxhetin e tretë, dhe ai ishte realisht buxheti i tretë,
nuk u demonstrua fare në Parlament si buxhet, por si
akt normativ dhe nuk u demonstrua as si sukses i
qeverisë. Është rasti më i paprecedentë i ndodhur deri
më sot. Qeveria është mburrur me një buxhet shtesë.
Por i vetmi buxhet i tretë shtesë është ky akt normativ.
Pse u bë akt normativ? Pasi i gjithë procesi i
ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash deri në këtë
moment, ka qenë konspirativ. Askush nuk e dinte që
po kryhej apo jo ndonjë procedurë. Dhe në kuadër të
kësaj fshehjeje, ishte edhe ky akt normativ.
Pse po fshihej kjo procedurë?
Po fshihej se brenda gjithë procedurës në kuadër
të rrugës Durrës-Kukës, kishte një aferë të madhe.
Afera kuptohet thjesht nga fakti se në ç‘bazë po bëhej
ky "projekt", i cili deri në atë kohë nuk ishte diskutuar
asnjëherë për me katër korsi. Dhe papritur "u bë" me
katër korsi. Kontrata e miratuar, e cila po paguajmë
sot ne, ishte antiligjore edhe e gjithë procedura "ligjore",
ishte totalisht antiligjore. Në momentin që e
gjithë kjo shpërtheu, filloi një reaksion zinxhir që do
të detyronte qeverinë të bënte "me hir a pahir", transparente
veprimet e saj. Fakti është që qeveria trembej
nga kjo transparencë. Gjithçka u bë publike kur
gjithçka u miratua nga qeveria dhe s‘kishte më kthim
pas. Prandaj afera u justifikua në emër të patriotizmit,
pavarësisht se procedura ishte antiligjore. Edhe sot e
kësaj dite e them se askush në Shqipëri nuk kishte
dijeni që qeveria miratoi këtë kontratë, kishte filluar
punimet mbi këto vlera, kush ishte fituesi etj. Kishte
mbetur në disa linja demagogjike që paraqisnin suksese,
pa e ditur askush realisht se çfarë po ndodhte.
Sipas jush, çfarë është mbuluar me këto
vendime?
Është mbuluar ku e ka origjinën projekti, kush e
projektoi, cilët janë ideatorët për Rrëshen-Kalimash
me këtë superkosto. Së dyti, është mbajtur shumë e
fshehtë kontrata. Ajo kontratë që përbën thelbin e
gjithë kësaj "historie". Pra kush e ideoi dhe realizoi
njëherësh gjithë procedurën e bërjes së kontratës. Bile
mund të them se kontrata është bërë publike vetëm
në korridore konfidenciale nga fundi i vitit 2007. E
gjithë procedura është mungesë e transparencës dhe
mbulohet vetëm me patriotizëm, por brenda patriotizmit
nuk ka asnjë lloj transparence. Kontrata është
fshehja më e madhe... Kjo është kontrata më e turpshme
e bërë deri më sot nga shteti shqiptar. Dhe parimet
mbi të cilat është formuluar ajo është sikur po
paguhet dhe jo sikur po paguan, që do të thotë se
është një nga pozicionet më të disfavorshme të shtetit
shqiptar, edhe pse është ai financuesi real. Dhe
të gjitha këto parime, (në momentin që kjo kontratë u
bë publike para se të miratohej), do të ishin objekt i
thjeshtë goditjeje, qoftë nga teknikët, qoftë nga juristët.
Por këta e bënë fakt të kryer...
Kush ishin këta?
Në këtë proces, përderisa them akt normativ të
firmosur nga Kryeministri, do të thotë që procedurat
antiligjore këtu, pavarësisht nga përgjegjësitë e drejtpërdrejta
juridike, duhet t‘i faturohen Lulzim Bashës.
Në planin politik dhe në planin moral e gjithë
përgjegjësia është e qeverisë shqiptare, sepse ajo
është e ndërgjegjshme se në këtë procedurë ka shkelur
totalisht ligjin. Që ka shkelur ligjin shqiptar, kjo nuk
diskutohet, por ka shkelur edhe parimet e organizimit
ligjor të një kontrate, të cilat kanë pasoja të jashtëzakonshme.
Ku qëndron përgjegjësia ligjore e ishministrit
të Transporteve, Lulzim Basha?
Përgjegjësia ligjore e Lulzim Bashës qëndron në
shkeljen procedurale të miratimit të gjithë kësaj kontrate.
Ka një rregull të thjeshtë, që shteti ndërthuret
në mënyrë hierarkike, ku secila pjesë bën detyrën e
vet dhe në detyrën e vet secili lë gjurmë, lë vulën, lë
firmën. Do të thotë që nëse ne duam të ndërtojmë një
rrugë, megjithëse qeveria shqiptare thotë "po unë dua
të ndërtoj", automatikisht duhet të ngarkoj organet
specifike që i paguan shteti, të cilat duhet të futen në
procedura ligjore veprimi dhe pastaj realizohet politikisht
procesi. Pra, jo çdo vullnet politik zbatohet me
urdhër nga sipër dhe ekzekutohet me urdhër nga
sipër. Ai vjen si orientim politik nga sipër dhe pastaj
strukturat shtetërore përgatisin gjithë dokumentacionin
ku duhet të argumentojnë leverditë politike,
leverditë ekonomike dhe ta fusin në një procedurë
ligjore procesin. Në këtë kuadër, në qoftë se vijmë në
Ministrinë e Punëve Publike do të kuptojmë se shteti
shqiptar paguan Drejtorinë e Përgjithshme të
Rrugëve, paguan një komitet shtetëror të rrugëve, i
cili miraton strategjitë. Pra është institucion ekzekutiv.
Pranë ministrisë është një drejtori e posaçme, siç
është Drejtoria e Politikave Rrugore. Të gjitha këto instrumente
janë instrumente që para se të fillojë një
procedurë në Këshillin e Ministrave duhet të jetë ezauruar
me të gjithë problematikën në bazament. Kur
pas gjithë këtyre hallkave çështja shkresërisht i dërgohet
ministrit, vetëm nga ky moment ai ka detyrë
dhe ka të drejtë që këtë ta "kapërcejë" në instancat
më të larta. Në mënyrë absolute, ministri vullnetin e
tij politik, nuk mund ta transmetojë në Këshillin e
Ministrave. Me firmën e vet ai duhet të transmetojë
vetëm vullnet teknik që i vjen në mënyrë burokratike
nga poshtë. Kapërcimi i kësaj situate është lidhur
gjithmonë me faktin se në momentin që strukturat
teknike nga poshtë në terren do angazhoheshin me
zgjedhjet teknike të problemit, problemi do të humbiste
sensin e konspiracionit, me të cilin jo pa qëllim
është ndërtuar ky proces. Pra, ministri ka ruajtur në
konspiracion të plotë një proces që kishte vlera të jashtëzakonshme
monetare. Këtu fillon shkelja e tij ligjore
dhe këtu mbaron shkelja e tij ligjore, si rrjedhim i
konspiracionit të prodhuar brenda ministrisë. Pra,
rezulton se i vetmi person që ka dijeni për këtë projekt
dhe që e transmeton në Këshillin e Ministrave
është ministri me firmën e tij. Është absurditet, sepse
nga çdo pikëpamje ai ka shkelur ligjin dhe ka shpërdoruar
detyrën. Shpërdorim detyre do të thotë që
duke shkelur të gjitha rregullat e administrimit të
administratës, ai me vullnetin e tij ka transmetuar
jashtë konceptit shtetëror një iniciativë, e cila thjesht
është e tija dhe vetëm e tija. Synimi i tij ka qenë të
ruante në konspiracion këtë projekt. Dhe vërtet gjatë
vitit 2006 është ruajtur në konspiracion të plotë. Dhe
askush nuk ka pasur dijeni rreth këtij projekti.
Ju keni qenë punonjës në Ministrinë e
Transporteve, kishit dijeni rreth këtij projekti?
Absolutisht jo. Unë kam pasur dijeni për një gjë që
në qershor- korrik të vitit 2006 kam qenë i pari që kam
marrë kontakt me firmën "Bechtel Enka", e cila në
muajin maj ka qenë prezente në Shqipëri. Dhe ka
qenë këtu me detyrën për të marrë realizimin e këtij
projekti jo me katër korsi, por siç ekzistonte projekti
me dy korsi dhe vlerë rreth 230 milionë euro.
Pse kjo rritje e vlerës vetëm në më pak se
dy vjet?
Pikërisht këtu lind problemi. Sepse deri në atë moment
kishte një studim të miratuar nga Këshilli Kombëtar
i Rrugëve, i cili është institucion i lartë dhe
ekuivalent me KRRTSH-në për dy korsi, i cili nuk u
përfill...
Prokuroria është në mbyllje të hetimeve,
nga të cilat ka rezultuar se një nga dy
përgjegjësit kryesorë të abuzimeve është
ministri aktual i Jashtëm. Ju keni dëshmuar
dhe keni ndihmuar prokurorinë në këtë procedim.
Çfarë ka bërë konkretisht Basha që
është marrë i pandehur?
Ai ka dërguar në Këshillin e Ministrave një iniciativë
antiligjore të tij dhe ka mashtruar Këshillin e Ministrave,
duke thënë se "kjo procedurë që unë sjell në
KM është bërë në përputhje me mënyrën e funksionimit
të ligjit shqiptar". Dhe ky quhet shpërdorim detyre.
Ne po paguajmë pasojat e një veprimi arbitrar të
Lulzim Bashës. Kur ai ka përmendur të gjithë procedurën
ligjore për të shpënë në Këshillin e Ministrave
një projekt të ezauruar, ai mashtron Këshillin e Ministrave
duke thënë se gjithë teknikët kanë arritur në
përfundimin se rruga duhet të jetë me katër korsi!
Sesa ky mashtrim i Bashës ishte një vullnet politik,