Propozimi i Bashkisë, tregjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë
Zonat ku do të ndërtohen tregjet për të shmangur shitjen në trotuare. Kur do të nisë ndërtimi i objekteve dhe ndryshimi nga vendet e tjera të tregtimit
Emanuela Sako
Bashkia e Tiranës ka propozuar ngritjen e disa tregjeve në kryeqytet. Në bazë të kërkesave nga njësitë bashkiake, Këshilli Bashkiak ka miratuar pak kohë më parë ngritjen e tregjeve në disa njësi vendore. Njësitë ku pritet të ndërtohen tregjet janë Njësitë Bashkiake Nr. 1, Nr. 3, Nr. 4, Nr. 7, Nr. 8 dhe Nr. 11. Burime nga Njësitë Bashkiake bëjnë të ditur se aktualisht, që nga marrja e këtij vendimi, vetëm në Njësinë Nr. 4 ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i tregut. Ndërsa në njësitë 1 dhe 3 ngritja e tregjeve është parashikuar të bëhet brenda këtij viti. Po kështu do të veprohet edhe në njësitë e tjera. Ngritja e tregjeve është parë si tepër e rëndësishme për të mos lejuar tregtimin nëpër rrugë dhe jashtë kushteve të përshtatshme higjienike. Njëkohësisht edhe për t’u krijuar një mundësi tregtarëve që të shesin produktet e tyre brenda normave dhe në një vend të caktuar.
Mungesa
Tregjet mungojnë në disa minibashki të kryeqytetit, ndërsa tregtimi i mallrave bëhet nëpër trotuare. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me njësitë bashkiake, ka evidentuar zonat ku mungojnë tregjet. Mungesa e tregjeve publike është evidentuar në njësitë 1, 3 dhe 4. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka projektuar të shpërndajë një fond të madh për ndërtimin e tyre. Ndërsa në disa zona të tjera të kryeqytetit tregjet janë jashtë standardeve dhe nuk i plotësojnë kushtet higjienike. Tregjet ekzistuese janë të pambuluara në pjesën e sipërme dhe anësore, ku pluhuri i rrugës është i pashmangshëm. Ndërsa në pjesën e brendshme tregtarët nuk janë të pajisur me ambiente të mbyllura për tregtimin e bulmetit apo frutave dhe perimeve.
Kushtet
Ngritja apo rikonstruksioni i tregjeve publike do t’u jepte më tepër siguri konsumatorëve. Në mjaft raste specialistët e shëndetësisë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë fruta apo perime që tregtohen jashtë standardeve higjienike. Tregtimi në trotuare dhe jo nëpër tregje bën që të gjitha produktet të jenë të ndotura nga tymi i rrugës dhe të mbajtura në temperaturë të nxehtë. Me ardhjen e stinës së verës temperaturat e larta dhe ndotja e ambientit shfaqin një rrezik më të madh për blerësit. Kështu, tregtimi në vende të posaçme do të sillte më tepër siguri për konsumatorët që nuk do të blinin më në rrugë
8 Prill 2009