E Diel, 1 Nëntor 2026

Standardizimi i elektroshtëpiakeve, tregtarët duhet të afishojnë konsumin e energjisë



Nëse kërkon të blesh një pajisje elektroshtëpiake tashmë do ta kesh më të lehtë të zgjedhësh. Të gjithë tregtarët do të detyrohen të afishojnë parametrat e mallit në një vend të dukshëm, ku kryesori do të jetë konsumi i energjisë. Por cilat do të jenë këto pajisje që përcaktohen në një projektligj të miratuar nga komisioni i veprimtarive prodhuese? Sipas hartuesve të draftit, një informacion i saktë dhe i hollësishëm do të ndikojë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e konsumatorit për të blerë një pajisje elektroshtëpiake që konsumon më pak energji. Gjithashtu, synohet edhe tregtimi i mallrave sa më cilësorë. Nëse tregtari nuk afishon etiketën në gjuhën shqipe, atëherë gjobitet me 20-fishin e çmimit të mallit.

8 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›