SHBA-të, të shqetësuara për mediat para zgjedhjeve të 28 qershorit
Komisioni amerikan i Helsinkit zhvillon seancë dëgjimore për Ballkanin. Diskutohet për zhvillimet në rajon dhe rolin e Uashingtonit dhe Brukselit
Demokracia e brishtë, korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ndër problemet kryesore për Ballkanin dhe duhet një mbështetje e fuqishme për rajonin, qoftë nga Uashingtoni, qoftë dhe nga Brukseli. Një konstatim i tillë është bërë në seancën dëgjimore të Komisionit Amerikan të Helsinkit, me titullin “Ballkani Perëndimor; Sfidat për SHBA-të dhe angazhimi europian”. Organizatorët dhe të ftuarit kanë ngritur shqetësime në Shqipëri për gjendjen e medias dhe raportin me qeverinë, sidomos në periudhën para zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti. Seanca është drejtuar nga Alcee L. Hastings, bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit dhe dy anëtarët e tij, Kristofer Smith (Christopher H. Smith) dhe komisioneri Robert B. Aderholt. Folës në seancën e organizuar disa ditë më parë në Uashington kanë qenë Peti Eshdaun (Paddy Ashdown, ish-përfaqësues i Lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë-Hercegovinë, Ivo Banac, profesori i historisë në Universitetin e Jalit, me orgjinë kroate, Ivana Horuard (Ivana Howard), oficere e Programit të Ndihmës Kombëtare për Demokracinë (NED) për Europën Qendrore dhe Juglindore dhe Xhejms Lion (James Lyon), përfaqësues i organizatës së Këshillit të Politikës së Demokratizimit në SHBA.
Ndryshimi i linjës së Uashingtonit
Me ardhjen në pushtet të presidenti Obama pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë raportet me Ballkanin. Një fakt i tillë është theksuar nga bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit, Hastings. “Me administratën e re këtu në Uashington dhe Europën e sotme, tani është koha për t’i hedhur edhe një vështrim Ballkanit Perëndimor, duke u dhënë një shtytje të re marrëdhënieve ndërkombëtare, që do të siguronin për një afat të gjatë kohor se nuk do të ketë kthim në të kaluarën”, - tha zoti Hastings. Drejtuesi i Komisionit të njohur shpjegoi motivet e organizimit të kësaj konference; së pari për të parë se çfarë po ndodh në shtatë vendet e rajonit. “Ne duam të dimë se çfarë janë duke bërë ata në lidhje me stabilitetin e brendshëm, me zhvillimet demokratike, të drejtat e minoriteteve, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. A janë këto vende duke ecur para apo prapa dhe çfarë mund të themi për rajonin në tërësi”, - tha zoti Hastings.
Problemet me Shqipërinë
Qeveria vazhdon presionet ndaj medias, sidomos tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Një fakt i tillë është konstatuar nga Ivana Horuard, përfaqësuesja e organizatës “Ndihma Kombëtare për Demokracinë” (NED), e cila ka ngritur shqetësimin për faktin se “gazetarët janë të prirë ndaj vetëcensurës në punën e tyre dhe janë të kujdesshëm në kritikat ndaj zyrtarëve”. Sipas saj, edhe para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, media është në një situatë të ngjashme. “Kohët e fundit, gazeta ‘Tema’ është nxjerrë jashtë mjediseve të saj të marra me qira te qeveria dhe i ishte ndaluar shtypja e saj, pasi ajo publikoi një raport që dyshohet për aktivitete korruptive nga zyrtarë qeverisës. News 24, që është përgjithësisht kritik i qeverisë, ishte gjobitur me një shumë të majme për ironizimin e një spoti promocional në një stacion tjetër për kryeministrin”, - tha Horuard para drejtuesve të Komisionit Amerikan të Helsinkit.
Ashdaun: “Trafiqet janë problem”
Ish-zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnjë, Peti Eshdaun, shprehet i shqetësuar për kthimin e Ballkanit në një rrjet transit të trafiqeve në drejtim të Perëndimit. Eshdaun theksoi se mbi të gjitha ka një shqetësim real për përhapjen e destabilitetit dhe korrupsionit. Sipas tij, shumë linja të korrupsionit, që shtrihen në Europë dhe nuk ka dyshime edhe në SHBA, si trafikimi, grupet e terroristëve, janë duke kaluar përmes korridorit ballkanik. Ish-drejtuesi i Kombeve të Bashkuara në shtetin e vogël dhe problematik të Ballkanit mendon se “SHBA-të duhet të vendosin marrëdhënie të reja me botën islame, dhe kjo do të sjellë ndikime edhe te komunitetet myslimane në Ballkan”. Ai kërkon që SHBA-të të mbajnë interesat e tyre në rajon dhe të qëndrojnë të bashkuar, në mbështetje të BE-së. Eshdaun tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet ta shfrytëzojnë shkopin e vetëm që mund të prodhojë rezultate, e ai është synimi për anëtarësim në bllokun europian.
Diskutimet e tij, zoti Eshdaun i përqendroi në Bosnjë, duke thënë se me gjithë thashethemet për shtimin e grupeve paramilitare, ai është i mendimit se Bosnja nuk është në rrezik të rrëshqitjes në konflikt. Paqja është e brishtë, pranoi zoti Eshdaun, por, sipas tij, rreziku më i madh për këtë vend është shndërrimi i tij në një Qipro. Duke folur, ndërkaq, për interesat e Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, zoti Eshdaun tha se Moska nuk ka më interesa afatgjata në Ballkan, por ajo shfrytëzon elemente të vendeve ballkanike për të bllokuar Perëndimin në fusha të tjera. “Ata e shfrytëzojnë Kosovën për interesa më të gjera të politikës ruse dhe kështu duhet ta kuptojmë këtë”, - tha zoti Eshdaun
Debati për Kosovën në seancë
Dëshmitari tjetër, Ivo Banac, ligjërues i historisë në Universitetin “Yale” dhe kryetar i Komisionit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Kroaci, tha se kur flitet për situatën në Kosovë “shpesh e lavdërojmë vetveten pa e marrë parasysh fare se ka një pakënaqësi të konsiderueshme midis sovranitetit të kufizuar dhe faktit se ky vend akoma nuk është tërësisht i integruar. Dhe kjo është një çështje që duhet adresuar”, - tha zoti Banac.
Sipas tij, fakti se jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian e kanë njohur Kosovën është dëshmi që flet se urgjenca për të stabilizuar Ballkanin nuk është kuptuar në të gjitha kryeqytetet europiane. Zoti Banac ka kërkuar nga administrata e re amerikane të mos e injorojë Ballkanin vetëm nga fakti se ka probleme të tjera më shqetësuese në botë.
Xhejms Lion (James Lyon), përfaqësues i Këshillit për Politikat e Demokratizimit, tha se me përjashtim të Kosovës, që nga viti 2001, politika amerikane karshi pjesës më të madhe të Ballkanit Perëndimor është lënë në duart e Bashkimit Europian.
Zoti Lions tha se “për shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, tërheqja në procesin e integrimit europian nuk është e fuqishme, ashtu siç shpresonin te Brukseli. “Mosmarrëveshjet e brendshme të BE-së rreth politikës së zgjerimit po u dërgojnë sinjale vendeve të rajonit se zgjerimi nuk është prioritet”, - tha Lion, i cili më parë ka punuar si ekspert në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Bashkëkryetari i Komisionit Amerikan të Helsinkit theksoi se shpreson se do të shkojë si një vëzhgues në zgjedhjet në Shqipëri.
Duke e paralajmëruar edhe mbajtjen e një takimi të dytë mbi këtë temë, debati përgjithësisht përfundoi me thirrjet drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian të ripërtërijnë përkushtimin e tyre drejt Ballkanit Perëndimor dhe të artikulojnë një politikë të qartë për adresimin e çështjeve ende të pazgjidhura.
Stabiliteti i Europës dhe rajoni
Komisioni amerikan i Helsinkit monitoron përmbushjen e standardeve të Marrëveshjes së Helsinkit dhe avancimin e sigurisë nëpërmjet të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Kjo seancë vjen në kohën kur rajoni i Ballkanit është përfshirë në një sërë procesesh integruese dhe ndodhet përballë zhvillimeve të brendshme që përcaktojnë stabilitetin e tij. Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtare të NATO-s, ndërsa Maqedonia ka probleme të mëdha me fqinjën e saj, Greqinë. Kroacia ende nuk po i jep zgjidhje problemit të integrimit në BE. Po ashtu, pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, pritet të zhvillohen zgjedhje edhe në Shqipëri. Ndërsa statusi i Kosovës është ende i paqartë për shkak të pengesave që kanë nxjerrë disa shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Disa javë më parë përfaqësuesit e Komisionit të Sigurisë në Kongresin Amerikan nxorën një raport ku përcaktuan se edhe për vitin 2009, Ballkani vë në rrezik stabilitetin e Europës.
Përgatiti A. Gjoka
8 Prill 2009