Propozimi në ISKSH, ish- të përndjekurit do të përfitojnë të gjitha barnat falas
Pritet ndryshimi i statusit për këtë kategori, përfitimet që do të kenë. ISKSH: Po bëhen llogaritë se sa do të rëndojë në Buxhetin e Shtetit ky ndryshim
Emanuela Sako
Ish- të përndjekurit politikë do të mund të përfitojnë të gjitha barnat falas nëse kanë probleme me shëndetin. Specialistët kanë propozuar që kjo kategori të ketë mundësinë e përfitimit, njëlloj si veteranët e luftës. Për, plotësimin e këtij kriteri, duhet që të ketë një ndryshim në statusin e ish-të përndjekurve në mënyrë që ata të mund të jenë përfitues. Një çështje e tillë do t’i takojë Kuvendit të Shqipërisë për të vendosur për ndryshimin e statusit. Ndërsa, ISKSH-ja bën të ditur se do të marrë përsipër shqyrtimin financiar të këtij rasti dhe do të ndjekë procedurat për të vendosur që kjo kategori të jetë përfituese. Aktualisht, gjithçka është në fazën e një propozimi, ku pritet të ketë një nismë dhe realizim të kësaj çështje.
Kategoritë
Deri tani ISKSH-ja ka përcaktuar kategoritë përfituese të të gjitha barnave falas, ku bëjnë pjesë veteranët dhe invalidët e luftës. Për këto kategori, ISKSH-ja, ka mundësuar që të përfitojnë të gjitha barnat falas, si brenda ashtu edhe jashtë listës. Kjo skemë ka nisur funksionimin, që nga viti 2006 dhe prej saj përfitojnë 15 mijë persona. Vlera mesatarja e recetës që përfiton një veteran në muaj është 1700 lekë të reja, disa nga barnat më të përdorshme për këtë kategori janë barna për sëmundjen e hipertensionit, për sëmundje të zemrës, si dhe barna për sëmundje të prostatës, sëmundjet kronike etj. Këto sëmundje janë karakteristike për moshat e thyera.
Propozimi
ISKSH-ja, do të nisë punën në mënyrë që edhe të përndjekurit politikë të përfitojnë barna falas në masën 100%. Aktualisht të përndjekurit trajtohen si kategoritë e tjera dhe janë përfitues të barnave me rimbursim. Në vendin tonë regjistrohen rreth 12 mijë të përndjekur në të gjithë vendin. Kjo kategori, duhet të gëzojë mundësi trajtimi dhe përfitimi falas sepse është një nga kategoritë vulnerabël të shoqërisë. Këto kategori duhet të jenë më të privilegjuara nga strukturat shtetërore, për shkak të pamundësive që kanë për trajtime specifike, siç janë dhe barnat. Ndërkohë përfitues të listës së barnave të rimbursueshme janë të gjitha kategoritë. Kështu, përfitues të barnave janë pacientët që vuajnë nga alergjitë, sëmundjet e astmës, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e veshkave etj. Ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike etj. Pjesë e listës për këtë vit janë bërë edhe dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë; imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme për trajtimin e këtij lloji kanceri. Ndërsa për trajtimin e të sëmurëve me veshka është rimbursuar Vangancikloviri dhe Antivirali, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen tranplantit të veshkave në fazën post transplant. Propozimet e bëra nga spitalet për rimbursimin të barnave ishin të mëdha, ku përfshiheshin një listë e gjatë medikamentesh. Por nuk ofroheshin mundësitë financiare për përballimin e të gjitha kërkesave. Ministrja e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka marrë parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
7 Korrik 2009