E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozojnë strategji për Ballkanin Perëndimor

Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar përpilimin e strategjisë, e cila do ta përshpejtonte hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

“Bullgaria, Greqia dhe Rumania, kanë propozuar hartimin e strategjisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit”, thuhet në njoftim.

Shefat e diplomacive të këtyre tri vendeve i kanë dërguar letër komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan File dhe komisionarit për politikë rajonale, Johanes Han, për ta paraqitur strategjinë tek ata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›