E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostata, kur është koha të konsultohesh te mjeku

Duke nisur nga mosha 50 vjeç, në një mënyrë të përgjithshme, burrat janë të prekur nga prostata. Por kjo gjë nuk varet shumë nga mosha, por edhe nga paraardhësit e tij, nga profesioni që kanë ushtruar dhe mënyra e jetesës. Një kontroll i presionit të gjakut, kërkimi i një diabeti dhe një depistim i kancerit tashmë janë të rekomanduara. Për problemet urinare, mjeku duhet të nisë trajtimin për parandalimin e rreziqeve.

Përsa i përket kancerit të veshkave dhe fshikëzës nuk kanë asnjë depistim që rekomandohet. Te një duhanpirës do të ishte e rëndësishme që të bëhej një test urinar, sidomos në rastin kur urina është e shoqëruar me gjak. Në një rast të tillë duhet të konsultohet urologu.

Përsa i përket prostatës, duhet të kuptohet që shumë situata mund të paraqiten. Infeksionet janë simptomat e para që duhet t’u shtyjnë që të nisni kontrollin dhe të keni një ide për mënyrën sesi do të trajtoheni.

Hipertrofia beninje e prostatës është e pranishme te të gjithë burrat, duke nisur nga mosha 40 vjeç, por mund të ketë simptoma te 3 në 5 meshkuj. Kur nuk ka simptoma, atëherë nuk është e nevojshme të bëhet një depistim. Fakti i urinimit të shpeshtë gjatë natës apo pamundësi për të urinuar, bllokimi, janë disa nga shenjat që duhet t’ju shtyjnë të konsultoheni me mjekun. Fillimisht mjeku ju këshillon që të merrni ilaçe dhe në rast të mospërmirësimit atëherë është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale. Por kjo ndërhyrje është e ndryshme te pacientë të ndryshëm: ka një diferencë të madhe mes një burri 55vjeçar që nuk merr ilaçe në vazhdimësi dhe një 85-vjeçari që është në situatë bllokimi urinar, më i dobët dhe që ka përdorur shumë ilaçe; trajtimi është i personalizuar.

Kanceri i prostatës shfaqet në një pjesë periferike të testikujve, ndryshe nga hipertrofia beninje dhe për këtë arsye simptomat urinare janë të mëvonshme. Nëse do të na duhet të presim këto simptoma për t’u shqetësuar, do të shohim se sëmundja është goxha e avancuar për t’u shëruar dhe ka mundësi të jeni më shumë të rrezikuar nga komplikacionet lokale deri në shfaqjen e metastazës.

Nga ana tjetër, dihet që kanceri i prostatës evoluon ngadalë dhe duhet të kalojnë dhjetë vjet që të bëhet fatal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›