E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimet shkencore, kur duhet të bëhet depistimi

Studimi më i rëndësishëm është një studim evropian, që përfshiu me shumë se 180 mijë meshkuj nga 8 vende të ndryshme. Nëse do të shohim vdekshmërinë të lidhur direkt me kancerin e prostatës, ky studim ka treguar se është e rëndësishme që depistimi të bëhet nga mosha 55 deri 69 vjeç. Në këtë moshë është e rëndësishme, pasi është vënë re se zbulimi i sëmundjes në mes të kësaj moshe e ka ulur përqindjen e vdekjes me 40 për qind, nëse do të bëhet një diagnostikim i mëparshëm. Në këtë periudhë moshe mungesa e një depistimi mund të ishte e rrezikshme.

Në të vërtetë, eksperienca tregon se në vendet e zhvilluara pjesa më e madhe e meshkujve preferojnë ta bëjnë depistimin pasi kanë kuptuar se një tumor i kapur më përpara mund të trajtohet më lehtësisht.

Përsa i përket evoluimit të kancerit, politika e depistimit ka një anë të keqe: rreziku i një mbitrajtimi, pra trajtimi me mënyra radikale të tumoreve, agresiviteti i të cilit në momentin e diagnostikimit nuk e motivon.

Ja përse është e rëndësishme të karakterizohen tumoret në momentin e diagnostikimit, me qëllim që për secilin prej tyre të përdoret një trajtim i përshtatshëm. Gjithnjë e më shumë është duke u sugjeruar një trajtim i survejuar apo një trajtim tjetër, siç janë ultratingujt, kur tumori është pak agresiv dhe pacienti është në moshë të madhe.

Trajtimi radikal propozohet kur tumori është voluminoz dhe ka karakteristika të agresivitetit. Ky trajtim është një ndërhyrje kirurgjikale, gjë e cila mund të sjellë më pas probleme në fshikëzën e urinës dhe në funksionin e ereksionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›