Prostitucioni në Fier, ndalohet një 39-vjeçare
27/05/2010 Procedohet një 82-vjeçar
FIER- Miranda SH. 39-vjeçare nga qyteti i Fierit, është ndaluar në orët e vona të mbrëmjes së ditës së martë nga Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DPQ Fier, për ushtrim prostitucioni, ndërkohë që 82-vjeçari Rrapo M. do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën “mbajtje e ambienteve për prostitucion”,-thanë dje për gazetën burimet zyrtare të policisë. Sipas burimeve policore, Miranda Shehu është kapur në flagrancë në një banesë në lagjen “Konferenca e Pezës” duke ushtruar prostitucion kundrejt pagesës 10.000 lekë. Sipas burimeve zyrtare 39-vjeçarja kishte disa kohë që shfrytëzonte ambientet e shtëpisë së 82-vjeçarit me ndarjen në mes të fitimit me të për qëllime prostitucioni. Madje 82-vjeçari shpesh i gjente asaj klientë kundrejt çmimit 100 mijë lekë të vjetra për çdo marrëdhënie. Kanë qenë vëzhgimet dhe agjentë të sektorit të luftës kundër trafiqeve ata që mundësuan kapjen në kushtet e flagrancës së 39-vjeçares, e cila në polici ka deklaruar paturpësisht që e bënte këtë veprim për mbijetesë.