Gruaja 83-vjeçare i mori pronën fqinjës 25 vjet më parë
27/05/2010 Prokuroria e Korçës nis hetimet për falsifikim dokumentesh. Ngjarja në vitin 1985
KORÇE- Një 83-vjeçare, banore e qytetit të Korçës, kishte mundur të falsifikonte dokumentacionin e pronësisë që 25 vjet më parë, ose konkretisht që nga viti 1985. Përmes këtij falsifikimi, 83- vjeçarja me inicialet, K.T., në kohën kur ishte 58 vjeçe kishte mundur të përfitonte një pjesë territori nga pronësia e fqinjës, ndërsa kjo e fundit, pikërisht në atë kohë ishte gjendur përballë faktit të kryer pa mundur të bëjë dot asgjë. Mësohet gjithashtu se viktima e këtij falsifikimi është një e moshuar, 71-vjeçare, e cila në kohën e rrëmbimit të pronës kishte pasur moshën e 47 vjetëve. Mesa duket e dëmtuara e kishte ditur prej kohësh falsifikimin e bërë nga pala tjetër, por edhe pse vitet kalonin njëri pas tjetrit, kjo e fundit nuk e kishte harruar asnjëherë pjesën e pronës që kishte humbur padrejtësisht, madje nuk kishte qëndruar e heshtur për asnjë çast. Megjithatë, 71- vjeçares iu desh të përpiqej për 25 vjet me radhë derisa më në fund të vërtetojë se prona e saj ishte vjedhur në saj të falsifikimeve.
Hetimet
Tashmë dy të moshuarat, njëra 83 vjeç dhe tjetra 71 vjeç, komshie për gjithë jetën, do të vendosen përballë njëra-tjetrës për të dëshmuar përpara organit të akuzës për ata se çfarë kishte ndodhur 25 vjet më parë, në vitin 1985. Megjithatë, edhe pse kishin kaluar 25 vjet, së fundi është bërë e mundur që falsifikimi i kryer prej saj të verifikohet. Për këtë arsye, ndaj të moshuarës tashmë kanë filluar hetimet. Ngjarja në fjalë u bë e ditur nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, të cilat sqaruan se në ngarkim të shtetases K.T., 83-vjeç, banuese në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, janë kryer veprimet hetimore procedurale në gjendje të lirë për konsumimin e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal. Sipas burimeve policore, kjo shtetase që nga viti 1985 kishte falsifikuar dokumentacionin, duke përfituar kështu 20 metra katrorë toke nga territori i banesës se shtetases L. B., 71-vjeç, banore në lagjen nr. 2 të Korçës. Aktualisht materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, e cila do të bëjë të mundur kthimin e 20 metrave katrorë tokë, të cilat ishin vjedhur 25 vjet më parë.