Prostitutë me zor, pas martesës
20/12/2008 Autori është shpallur në kërkim, dorëzimi i vajzës dhe kallëzimi në polici
Prokuroria zbulon skemën e mashtrimit, vajza u mbajt pa dëshirë dhe u keqtrajtua
TIRANE- Ekspertët e Prokurorisë për Krime të Rënda kanë mundur të zbardhin plotësisht skemën e trafikimit në Greqi të shtetases nga Përmeti Klodiana, e cila nga martesa me shtetasin Kleanthi Zaimin ka rënë pre e prostitucionit dhe dhunës fizike. Hetimi profesional i kryer nga prokurori Ardian Nezha ka mundur të faktojë plotësisht se bashkëshorti i të dëmtuarës është autor i veprës penale të “Trafikut të femrave për qëllime prostitucioni, shoqëruar me dhunë fizike dhe psikike”. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në vitin e kaluar, ku i pandehuri pas insistimit të familjarëve të të dëmtuarës, ka vendosur të marrë në mënyrë ilegale “gruan” në Greqi, shtet në të cilin ai punonte prej disa vitesh. Për të realizuar këtë, i pandehuri ka biseduar me kunatin e tij Gentjan Xhaferri, i cili ka rënë dakord të marrë përsipër të kalojë të dëmtuarën në rrugë tokësore për në Greqi, ku do e priste nga ana tjetër e kufirit Kleanthi. Nisur nga ky plan në muajin nëntor të vitit 2007 shtetasja e sipërcituar ka shkuar në fshatin Gjonç të rrethit Ersekë ku ka qëndruar 1 javë. Më datë 15 nëntor shtetasi Gentian Xhaferri ia ka dorëzuar Klodianën një shtetasi grek, për ta çuar tek Kleanthi.
Dorëzimi
Në momentin e dorëzimit, Kleanthi e ka paguar shtetasin grek me shumën 2000 euro. Gjatë një jave e dëmtuara ka jetuar e qetë, por fill kur në shtëpi Kleanthi ka sjellë dy femra rumune (Anka 16 vjeçe dhe Rudika 30 vjeçe), jeta e saj ndryshoi. Situata midis tyre është përkeqësuar pas rrahjeve, djegieve me cigare dhe filmave pornografikë, që shtetasi Kleanth Zaimi e detyronte të dëmtuarën të shihte. Rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 25 dhjetor, Kleanthi i ka çuar në shtëpi katër burra grekë dhe i ka thënë Klodianës se do ta vriste nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me ta. E ndodhur në këto kushte e dëmtuara ka filluar të kryejë marrëdhënie fillimisht me dy prej personave, por më pas nga të bërtiturat ka shkuar një komshije shqiptare që ka pyetur se çfarë bëhej, por Kleanthi i është përgjigjur se Klodiana kishte dhimbje trupi.
Nisja e “zanatit”
Në momentin që është larguar komshija, e dëmtuara është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me 2 personat e tjerë. Ndërkohë që mësohet se ditën e nesërme i pandehuri e ka detyruar të dalë në rrugë. Atë ditë i pandehuri i ka gjetur edhe pesë klientë të tjerë, ku si pazar për të kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën, ka caktuar çmimin 100 euro. Edhe të nesërmen ajo ka dalë në rrugë, ka shkuar me 4 klientë të tjerë dhe ka qëndruar në punë edhe gjatë natës. Pas kësaj dite i pandehuri e ka mbajtur 3 ditë të tjera në shtëpi. Ndërkohë që në datën 1 janar të këtij viti ai e ka kthyer në Shqipëri me justifikimin se e dëmtuara nuk dinte të bënte seks. Gjatë kthimit në Shqipëri i pandehuri e ka kërcënuar me armë se nëse do të tregonte do t’i vriste babanë dhe vetë atë. Pasi kanë mbërritur, ata kanë qëndruar tek familjarët e të pandehurit në Përmet, ndërsa ditën tjetër Kleanth Zaimi e ka shoqëruar të dëmtuarën deri në afërsi të shtëpisë së saj në lagjen “Kombinat”, ndërsa vetë është rikthyer në shtetin grek. Menjëherë pas takimit me familjarët e saj, e dëmtuar është paraqitur në ambientet e policisë ku ka kryer edhe kallëzimin penal ndaj të pandehurit Kleanthi Zaimi. Aktualisht ky i fundit është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vajza piu kafe në prani të të atit
Mashtruesi u rekomandua nga daja i djalit
TIRANE- Në datën 1 maj të vitit 2005 babai i të dëmtuarës së bashku me një shok të tijin të quajtur Agron Mërkuri kanë vendosur t’i prezantojnë për qëllime serioze një djalë me origjinë nga Përmeti dhe që atë ditë ata të dy janë takuar në një lokal, në lagjen “Kombinat” dhe kanë pirë kafe të katërt. E dëmtuara është prezantuar me djalin e rekomanduar nga babai i saj dhe daja i djalit dhe ka mësuar se djali quhej Kleanth Zaimi dhe njëkohësisht ishte nipi i Agronit. Pasi ka dalë vetëm me këtë djalë, ata kanë biseduar dhe kanë vendosur që të fejohen ku një vendim të tillë ia kanë bërë të ditur edhe familjarëve. Të nesërmen Kleanthi është larguar për në Greqi, ndërsa me Klodianën i pandehuri ka vazhduar të mbajë kontakte telefonike. Si rrjedhojë e kontakteve telefonike të dy të rinjtë kanë rënë dakord dhe me pëlqimin e familjeve që të fejohen më datë 15 gusht të vitit 2005.