Nëna e 5 fëmijëve, bosja e fshatit me 47 kg hashash
20/12/2008 Deklarata në polici “E bëja nga halli”
FIER- Pas pothuajse dy vjet kërkimesh është vendosur nën prangat e bluve fierakë një grua që mbillte hashash. Kështu, 40-vjeçarja Fatbardha Sulaj, banuese në fshatin Ninësh të rrethit të Mallakastrës akuzohej për veprën penale "prodhim dhe shitje të bimëve narkotike", vepër për të cilën kishte marrë edhe dënimin përkatës në mungesë. Prokuroria e Fierit, pasi kishte mbledhur materialet e nevojshme i kishte kërkuar gjyqësorit dënimin me 5 vjet burg të 40-vjeçares Sulaj, të cilës gjatë një kontrolli të ushtuar në banesën e saj ju gjetën dhe sekuestruar 92 rrënjë bimë kanabis sativa, 12 kilogramë boçe hashashi si dhe 10 thasë me 47 kilogram lëndë narkotike marijuanë. Pas deponimeve në policinë e Fierit të marra në rrugë operative, blutë shpallën në kërkim shtetasen Fatbardha Sulaj nënë e pesë fëmijëve, e cila në mënyrë të jashtëligjshme kultivonte në kopshtin e familjes dhe më pas tregtonte lëndë narkotike. Dënimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Fier u finalizua me masën e dënimit me pesë vjet burg. Burime jozyrtare pohojnë se gjendja e vështirë ekonomike e ka shtyrë gruan që të bënte një tregti të tillë, duke vendosur në këtë mënyrë në rrezik edhe jetën. Po të njëjtat burime pohojnë se kryesisht lënda narkotike tregtohej brenda fshatit, por në disa raste edhe në qytetin e Ballshit ku tregu i shitjes ishte edhe më i gjerë. Bimët pasi mbilleshin e rriteshin në kopshtin e familjes Sulaj, korreshin nga kjo e fundit dhe paketoheshin në thasë plastmasi.