“Shkon dëm” kërkesa e Vladimir Skënderit
20/12/2008 Kushtetuesja, moskompetencë vërejtjes së gjyqtarit
TIRANË- Gjyqtari Vladimir Skënderi nuk fiton të drejtën e heqjes së vërejtjes dhënë nga KLD-ja. Gjykata Kushtetuese me vendim të saj të formës së prerë ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Vladimir Skënderi, i cili kërkonte që të shfuqizonte si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhënë në vitin 2004 për marrjen e masës disiplinore “vërejtje”. Rrëzimi i kërkesës është bërë me arsyetimin se gjyqtari Vladimir Skënderi nuk i ka ezauruar të gjitha rrugët e tjera ligjore për të shkuar më pas në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka të drejtën e shqyrtimit të proceseve jo të rregullta ligjore kur vendimet i kanë kaluar të gjitha shkallët. Në Gjykatën Kushtetuese Vladimir Skënderi e çoi çështjen pasi më parë e kishte depozituar atë në Gjykatën e Lartë. Por kjo gjykatë nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Skënderit për shfuqizim të vendimit të KLD-së duke e arsyetuar atë me faktin se Gjykata e Lartë merr në shqyrtim kërkesat e gjyqtarëve vetëm kur KLD ka dhënë vendim për pushim nga detyra. Këtë të drejtë Gjykatës së Lartë ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj duke përcaktuar heqjen nga kjo gjykatë e shqyrtimit të kërkesave të gjyqtarëve kur marrin vërejtje nga KLD-ja. Por Gjykata Kushtetuese sqaron se ndonëse Gjykata e Lartë e ka të shprehur në ligj mosshqyrtimin e këtyre kërkesave, për shkallët e tjera nuk ka pengesë për të bërë një gjë të tillë. Në këto kushte Vladimir Skënderi ka të gjithë të drejtën për ta dërguar çështjen në një tjetër shkallë të gjyqësorit.