E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta-

VLORË - Peshkatarë të qytetit të Vlorës protestuan dje për shkak se nuk janë furnizuar me naftë për anijet e tyre që prej një disa muajsh, e si rrjedhojë kanë ngelur të papunë. Protesta e 250 peshkatarëve të cilat punojnë me 74 anije u bë në kalatën e Triportit, aty ku dhe ankorohen anijet e peshkimit vazhdimisht. Peshkatarët u shprehen se kanë disa muaj që nuk kanë dalë në punë dhe nuk kanë çuar në familjet e tyre asnjë lekë për tu ushqyer. Shkaku sipas tyre ka qenë mos furnizimi me naftë nga ARMO sipas marrëveshjes që ata kanë bërë mes tyre. Sipas kryetarit të shoqatës së peshkatarëve Mezan Mezani, anijet kanë disa muaj që nuk janë furnizuar me naftë, pasi nuk ka ardhur sasia e planifikuar. Sipas tij të pakta kanë qenë ato anije që kanë punuar, kur kanë marrë naftë në shtetet fqinj, ndërsa anijet e vogla nuk kanë pasur mundësi të dalin në det asnjëra prej tyre. Peshkatarët kanë kërkuar ndërhyrje emergjente të strukturave shtetërore si dhe të ARMO-s, për të zhbllokuar këtë situatë të rënduar për ata dhe familjeve e tyre. “Nëse nuk do të merren masa urgjente për të zhbllokuar situatën e rënduar të peshkatarëve në ditët e ardhshme do të përshkallëzojmë protestat tona”, - janë shprehur peshkatarët. Ata janë shprehur se do të blejnë karburant vetë dhe do të bllokojmë kalatën e  përpunimit të trageteve si dhe kalatën e përpunimit të anijeve tregtare. “Më pas do të bashkëpunohet me shoqatat e tjera të peshkatarëve të rretheve të tjera dhe do të përshkallëzohet greva deri në grevë urie.”- thanë peshkatarët dje për gazetën “korrieri”.   Peshkatarët kërkuan dje largimin e ministrit Lefter Xhuveli, sepse sipas tyre ai nuk ka zbatuar kontratën që ka me ta si dhe nuk ka marrë masa për furnizimin e anijeve me naftë, por ka lënë pa bukë 250 familje vlonjate që prej disa muajsh. Një prej peshkatarëve ka deklaruar se nëse do të vazhdojë kjo situatë dhe në vazhdim ne do të shkojmë në shtetet fqinje dhe do të kërkojmë azil ekonomik. Në kalatën e Triportit që prej me shumë së 8 muaj  janë ankoruar pa dalë asnjë ditë në punë 74 anije peshkimi. ku në to punojnë rreth 250 peshkatar, të cilët me peshkimin ushqehen 250 familje.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›