E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret, s

TIRANE – Po të mos e kishte caktuar vetë fatin e jetës së saj, duke u vetëvarur, në 28 prill do të mbushte 16 vjet. Por, nuk ka mundur dot të përballojë faktin se e motra vuante nga një sëmundje e rëndë. Që nga momenti kur e ka marrë vesh e deri pasditen e djeshme, nuk ka qenë për asnjë sekondë e qetë, deri sa është vetëvarur në haurin e shtëpisë private në të cilën jetonte. Lirie H., 15 vjeç, lindur në Pukë e banuese në Qinam, u vetëflijua me një rrip bezeje, të cilin e kishte varur rreth qafës së njomë. Ka qenë ora rreth 17.00 e pasdites, kur komisariati nr. 5 i Tiranës ka marrë njoftimin se në një banesë në zonën e Qinamit, në familjen Hasani, një nga vajzat e shtëpisë është vetëvarur. Pasi mbërritën në vendin e ngjarjes dhe u ngrit dhe grupi hetimor për zbardhjen e çështjes, rezultoi se, vdekja adoleshentes i ka ardhur nga mbytja me një rrip të hollë bezeje, të cilën e kishte shtrënguar fort rreth qafës. Burime zyrtare pranë policisë bëjnë të ditur se, adoleshentja u gjet në haurin e bagëtisë nga djali i xhaxhait dhe i hallës. Të tmerruar ata kanë lajmëruar dhe njerëzit e tjerë të familjes, të cilët kanë qenë të mbledhur në shtëpinë e viktimës për të festuar 14 marsin. Por, festa u është kthyer të gjithë në mort, të cilët kurrë nuk e kishin menduar një fund të tillë për vajzën e dashur e të urtë që e donin të gjithë pa hesap. Madje edhe pasi gjithçka kishte marrë fund, asnjëri prej tyre nuk mund ta besonte se Liria kishte zgjedhur mënyrën më makabre për çështjen që e stërmundonte prej kohësh. Familja e Bajram Hasanit kishte ardhur nga qyteti i Pukës prej 14 vjetësh dhe ishte vendosur në Qinam të Tiranës. Burime të tjera konfidenciale shprehen se vajza mësohet të ketë qenë shumë e lidhur me motrën e saj, me të cilën kishte vetëm pak vite diferencë. E ndërsa ka marrë vesh lajmin që motra vuante nga një sëmundje e rëndë, viktima nuk ka mundur të përballojë dot dhimbjen. Pasi e ka përjetuar më së keqi lajmin, ditën e djeshme, pasi kishte festuar me të afërmit e kushërinjtë ditën e verës, i është drejtuar haurit të shtëpisë, në momentin që askush nuk ka qenë i vëmendshëm, e ka bërë atë që do t’i jepte më pak dhimbje se lajmi tjetër.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›