E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta, Dokle: Berisha ka kthyer Pukën në kohën e poemës së mjerimit

PUKE- Banorë të Pukës janë mbledhur sot përpara Bashkisë për të protestuar mbi harresën që u ka bërë qeveria. Në protestën e organizuar nga Bashkia e Pukës ishin të pranishëm dhe deputetët Namik Dokle e Ndue Kola. Kreu i Bashkisë së Pukës, Rustem Strugaj dhe ai i komunës së Qelzës kanë apeluar për rikthimin e vëmendjes së qeverisë nga Puka e harruar dhe e diskriminuar.

Deputeti Namik Dokle tha se Berisha e ka kthyer Pukën në kohën e poemës së mjerimit.
“Kjo qeveri mendon vetëm për vete, kjo qeveri mendon vetëm për familjet e ministrave, kjo qeveri mendon vetëm për deputetët që janë rreth Jozefinës dhe nuk mendon për të mirën e popullit. Në qoftë se dikur Migjeni i madh këtu në Pukë thurri legjendën e madhe të mistrit, Sali Berisha na detyron tani të flasim për një legjendë të preshit. Dhe një zë dëgjohet në Pukë skemi punë e skemi bukë, skemi shtet e skemi ligj po bën Sala si Maliq” u shpreh Dokle.

Përfaqësuesit socialistë u kanë bërë thirrje banorëve të Pukës ti bashkohen protestës së shqiptarëve më 30 prill më Tiranë.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›