E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë e karburanteve kërkojnë mosvendosjen e gjobave për kasat

TIRANE- Kompanitë e karburanteve i kërkojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave që të frenojnë gjobat për mospaisjen e tyre me kasa fiskale, pasi sipas importuesve problemi qëndron tek kompanitë furnizuese të përzgjedhura në tender të cilat nuk kanë arritur të instalojnë këto paisje tek pikat e karburanteve.

Importuesit e karburanteve deklarojnë se janë dakord me vendosjen e kasave fiskale, një masë që sipas tyre do të disiplinojë tregun duke sjellë avantazhe jo vetëm për konsumatorët dhe shtetin por edhe për ruajtjen e konkurencës së ndershme mes kompanive.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›