E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, Gjykata dënon Moxhin me 5 vjet e 4 muaj burg

NAPOLI - Gjykata e Napolit ka dhënë vendimin për procesin penal të Calciopolit, i nisur 5 vjet më parë.

Në orën 20 të mbrëmjes sw tw martws, gjykatësja Tereza Kazoria ka shpallur fajtor Luçiano Moxhin, duke e dënuar atë me 5 vjet e 4 muaj burg, si krijues i shoqërisë kriminale me qëllim mashtrimin sportiv. Veç kësaj, atij i është hequr e drejta për ushtrimin e detyrave zyrtare.

Ish-dizenjatori i arbitrave në Federatën Italiane Paolo Bergamo është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burg, ndërsa ish-zyrtari i Federatës Inoçenco Maxini me 2 vjet e 2 muaj burg. Ndërkohë, 1 vit e 11 muaj burg për ish-shefin e arbitrave Paireto, ndërsa arbitri Bertini është dënuar me 1 vit e 5 muaj burg. Një vit edhe për Andrea dela Valen e Klaudio Lotiton, për mashtrim sportiv.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›