Protesta dhe arrestime të reja në Iran
Lideri opozitar reformator Mir Hosein Mousavi u bëri thirrje mbeshtetësve të tij për të protestuar ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 12 qershorit sipas tij të parregullta dhe të manipuluara. “Jam gati t’ua provoj që përgjegjësit e parregullsive dhe të manipulimeve të zgjedhjeve janë edhe përgjegjësit e vdekjes së protestuesve nëpër rrugët e sheshet e Teheranit”- thuhet në një njoftim të Mousavit në faqen e tij të internetit. Ndërkohë Irani ka zgjeruar goditjen ndaj mbështetësve të opozitës, duke arrestuar 70 profesorë universitarë, pasi ata ishin takuar me liderin opozitar, Mirhosein Musavi. Qindra protestues besohet se janë të arrestuar dhe së paku 17 vetë janë vrarë në protestat lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale në Iran, në të cilat zotit Musavi thotë se janë bërë vjedhje në favor të presidentit aktual, Mahmud Ahmadinexhad i cili dje i bëri thirrje presidentit të SHBA-ve Barak Obama të mos ndërhyjë në çështjet e vendit të tij. “Sillet njëlloj si Bushi”,- tha Ahmadinexhad.
26 Qershor 2009