Furtunë shkarkimesh në Rinas, ikin shefi i kufirit dhe i kontrollit
Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Rinasit pas skandalit të kapjes me drogë të oficerit në Turqi. Shkarkimet, pas hetimeve të mëtejshme dhe për shkeljeve të rregullores së disiplinës
Luan Kondi
TIRANE- Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Rinasit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas historisë së arrestimit të oficerit të policisë në Turqi me një sasi të konsiderueshme heroine, ndaj dhe pas hetimeve për lejen e Altin Murrës kanë nisur edhe ndëshkimet. Burime zyrtare në Rinas bënë të ditur se është shkarkuar nga detyra shefi i Kufirit të Rinasit, Gerin Seitllari si dhe shefi i kontrollorit në këtë komisariat, Granit Halili. Burimet sqaruan se shkarkimet lidhen pas zhvillimit të mëtejshëm të hetimeve që lidhen me arrestimin e Murrës si dhe për shkelje të rregullores së disiplinës.
Ngjarja
Pak ditë më parë policia turke arrestoi me 200 kg heroinë në Stamboll oficerin e policisë kufitare të Tiranës pranë aeroportit të Rinasit. Altin Murra, 27 vjeç, me gradën policore nënkomisar. Vlera e mallit të sekuestruar në Stamboll, besohet se arrin shifrën e 2 milionë eurove afërsisht. Veç tij, policia turke ka kapur edhe dy persona të tjerë të cilët janë Burhan Markeci, 39 vjeç, nga Dibra, dhe Nalton Jaçaj, 35 vjeç nga Tirana. Murra, ka mbaruar Akademinë e Policisë në Ankara në vitin 2006, dhe në vitin 2007 është emëruar në Rinas, si specialist pranë Laboratorit të komisariatit të Aeroportit, e ndërsa më pas ka kaluar në rolin e kontrollorit.
Rastet
Gati një muaj pas arrestimit të ish-sekretarit të dytë në ambasadën shqiptare në Shkup, një tjetër operacion antidrogë i policisë turke ka vënë në pranga tre shtetas të tjerë shqiptarë për implikimin e tyre me çështjet e drogës. Mediat turke raportojnë se mes të prangosurve është edhe një oficer policie, efektivi i uniformave të Aeroportit të Rinasit. Po sipas mediave turke, tre shqiptarët janë ndaluar në Stamboll, në kushtet e flagrancës, duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge, masa e të cilës shkon deri në 65 kilogram. Nënkomisar Altin Murra, i diplomuar në akademinë policore turke, u kap se bashku me dy bashkëkombësit e tij, Burhan Markeçi nga Dibra, 39 vjeç dhe Nalton Jacaj nga Tirana, i moshës 35 vjeç. Sipas të dhënave paraprake nga policia, të prangosurit ishin duke udhëtuar me një maune transportuese mallrash, shofer i të cilës ishte Burhan Markeçi. Behet e ditur se ata janë kapur pas përgjimeve telefonike nga ana e policisë turke. Për shkak të verifikimeve që po vijojnë ende, policia nuk jep të dhëna të tjera.
Ky është rasti i tretë që policitë turke dhe italiane vënë në pranga diplomatë, shoferin e ambasadës dhe tashmë një nënkomisar policie. Kështu, autoritetet kufitare turke arrestuan më 2 maj të këtij viti me 65 kilogramë heroinë në automjetin e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Maqedoni, sekretarin e dytë të ambasadës në Shkup, Agim Haxhiu. Disa muaj më parë, shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari u arrestua pasi iu gjet 1 kg kokainë në automjetin me targa diplomatike. Arrestimet u kryen gjatë një kontrolli policor në autostradë në dalje të Milanos. Policia gjeti në bagazhin e makinës 1 kilogram kokainë
26 Qershor 2009