Protesta, dhunohen para Kryeministrisë të verbrit, polica bën sehir
Uniformat blu shoqëruan vetëm pas disa orësh autorin Pëllumb Borshi, një biznesmeni 47-vjeçar.
Jonida Tashi
Tiranë - Siguria qytetare dhe të drejtat themelore të njeriut janë dhunuar dje bash para portës së Kryeministrisë. Viktimat kanë qenë disa të verbër që po protestonin për të pasur mundësinë të votojnë, ndërsa njërës prej protestuesve i është këputur zverku pas dhunës së ushtruar nga një person i veshur civil, i cili kishte konsensusin e plotë të punonjësve të sigurisë në Kryeministri gjatë aktit barbar. Ngjarja është e pashembullt dhe niveli arbitrar i dhunimit dhe i terrorit i kaloi dje caqet, madje i kaloi duke ushtruar dhunë mbi një kategori vulnerabël, siç janë të verbrit. Përveç dhunimit barbar, fatmirësisht të filmuar dhe të dokumentuar, dje shqiptarët patën mundësinë të shikonin se si rojet e kryeministrit, madje dhe efektivët e Policisë që mbikëqyrnin protestën, “i kanë shkelur syrin” dhunuesit dhe nuk kanë lëvizur asnjë centimetër, qoftë për ta ndalur, ndërsa personi civil po dhunonte disa të verbër. Por ngjarja degjeneroi më shumë se kaq. Përveçse mbi të verbrit u ushtrua një ritual dhune i “bekuar” nga sytë dëshmitarë të rojeve të kryeministrit, pas denoncimit në media organet shtetërore nisën të ngrinin fabula dhe justifikime fillimisht duke thënë se dhunuesi nuk ishte as punonjës i policisë dhe as punonjës i Gardës, apo se dhunuesi ishte biznesmen që disa të verbër po e pengonin të hynte në Kryeministri. Reagimi i organeve shtetërore, të cilat e shoqëruan dhunuesin vetëm pesë orë pas kryerjes së aktit, vë në pikëpyetje variantin zyrtar të një “biznesmeni të ngutshëm”, pasi është mëse e qartë se punonjësit e policisë e kanë për detyrë të ndërhyjnë menjëherë edhe në raste të dhunës ndaj ndonjë kalimtari e jo më në raste kur dhunohen protestues të verbër. Në këto kushte është logjike të pyetet se çfarë e bënte dhunuesin në fjalë kaq imunitar ndaj rojeve të kryeministrit të vendit?!
Identifikimi
Në orët e pasdites së djeshme, Policia ka identifikuar personin që ushtroi dhunë mbi të verbrit në protestën para Kryeministrisë. Bëhet fjalë për biznesmenin 47-vjeçar Pëllumb Borshi, i cili është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Drejtoria e Policisë Tiranë rithekson se Pëllumb Borshi nuk është punonjës i Policisë apo punonjës i Gardës, por nuk jep detaje të mëtejshme rreth arsyeve që e çuan 47-vjeçarin të ushtronte dhunë mbi gratë protestuese në tubimin e të verbërve përpara selisë së Kryeministrisë. Civili ka goditur të moshuarit e verbër në prani të forcave policore, të cilat nuk kanë ndërhyrë. Civili ushtroi dhunë fizike mbi katër gra protestuese në prezencën e forcave të shumta policore që mbanin në kontroll protestën dhe arriti të largohej pa asnjë reagim prej tyre. Qëndrimi i policisë nuk është mjaftuar vetëm me mosndërhyrjen në konfliktin trupor midis civilit dhe protestuesve, pasi policia e ka lejuar atë të hynte lirisht në godinën e Kryeministrisë, duke mbajtur me forcë të moshuarit e verbër, që u revoltuan pas dhunës së ushtruar.
Reagimi
Pesë orë pas incidentit të rëndë ka reaguar Ministria e Brendshme, sipas së cilës personi që është paraqitur në mediat televizive (të cilat kanë filmuar drejtpërdrejt këtë skandal) si autor i një incidenti me një qytetare të Shoqatës së të Verbërve përpara godinës së Kryeministrisë nuk është personel i Gardës së Republikës dhe as i strukturave të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, Ministria e Brendshme ka sqaruar se strukturat e Policisë po kryejnë verifikimet dhe sqarimet përkatëse lidhur me aktin e ndodhur. Kjo është edhe kërkesa e menjëhershme e bërë nga kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, pas incidentit, i cili ka kërkuar vënien para drejtësisë së autorit.
Protesta
Ashtu siç kishin paralajmëruar disa javë më parë, të verbrit kanë bllokuar dje derën e Kryeministrisë në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre. Në orët e para të mëngjesit, 100 të verbër, të lidhur me litar, kanë bllokuar derën nga ku do të hynte kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili, sipas tyre, nuk ka zhvilluar asnjë takim për zgjidhjen e kërkesave të tyre financiare, të drejtën për strehim si dhe heqjen e disa taksave. Të verbrit kanë kërkuar gjatë protestës së djeshme, për të disatën herë, plotësimin e kushteve të tyre ekonomike si dhe fletë votimi të posaçme sipas sistemit “Brail” për të votuar. Por veprimi i bërë dje nga nga 47-vjeçari Borshi tregon qartazi se vota e tyre është dhunuar katërcipërisht. Votimi me fletë të veçantë është një kërkesë imediate që përfaqësues të Shoqatës së të Verbërve kanë ripërsëritur herë pas here, në mënyrë që edhe kjo shtresë sociale të japë verdiktin e vet në zgjedhje. Deri tani kjo kërkesë jo vetëm që nuk është marrë parasysh nga qeveria, por ka marrë edhe përgjigjen ekstreme.
Pas protestës
Ministria e Punës nis negociatat për zgjidhjen e kërkesave
Ministria e Punës, institucioni përgjegjës për të verbrit, ka reaguar menjëherë pas protestës së tyre, duke bërë të ditur se kanë nisur negociatat për zgjidhjen e kërkesave. Zëdhënësja për shtyp e dikasterit të Punës, Alma Lahe, ka deklaruar se kanë filluar negocimet me strukturat përgjegjëse dhe se pagesa e tyre mujore shumë shpejt do të rritet. Ndërsa për sa u përket politikave të strehimit, sipas Ministrisë së Punës, ato janë zbatuar. Por Shoqata e të Verbërve, edhe pas reagimit të Ministrisë së Punës, ka konfirmuar se nuk do të tërhiqet nga veprimet e paralajmëruara civile përpara institucioneve përgjegjëse derisa të arrihet zgjidhja e të gjitha kërkesave të tyre. Në njoftimin e saj zyrtar, Ministria e Punës ka sqaruar me hollësi të gjitha kërkesat e parashtruara për plotësim nga të verbrit, ndërkohë që asnjë rresht nuk ka pasur qoftë edhe një fjali për incidentin e ndodhur.
Pagesa
Dikasteri i Punës shpjegon se në vazhdimësi, përfaqësuesit e Shoqatës janë sqaruar që pretendimi i ngritur prej tyre, se vendimi i vitit 2008 ka ndryshuar mënyrën e llogaritjes së pagesës së paaftësisë, nuk është i saktë, pasi ky ndryshim është bërë që në vitin 2002, me VKM-në nr. 301 dhe lidhej me strategjinë e pagave të miratuar nga qeveria, strategji e cila parashikonte shkëputjen e të gjitha përfitimeve që lidheshin me pagën dhe rritjen e pagës lidhur vetëm me produktivitetin e punës. “Me qëllim që mos të cenoheshin të drejtat e përfituara, masa e përfitimit të verbërisë u përcaktua 6 mijë lekë në muaj, që përkonte saktësisht me rritjen e pagës minimale për atë vit”, - shkruhet në njoftim. Aktualisht, 10 mijë të verbrit në vend përfitojnë 8 700 lekë në muaj. Kjo pagesë pritet që të shkojë në 9 800 lekë në muaj, pasi Ministria e Punës bën të ditur se kanë filluar procedurat në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrisë e Financave për të realizuar rritjen e saj me 1100 lekë më shumë. Po ashtu, pretendimi i Shoqatës se është shkelur Neni 5 i Ligjit nr. 8098, datë 28.03.1996, sipas Ministrisë së Punës, nuk qëndron, pasi ky ligj përcakton se të verbrit marrin një pagesë shtesë për shkak të verbërisë në masën e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. “Pra, ligji nuk e lidh pagesën me pagën minimale, por e lë në kompetencë të Këshillit të Ministrave përcaktimin e nivelit të saj. Kjo referencë ligjore është përfshirë dhe zbatuar në VKM-në nr.301, datë 27.06.2002 dhe më pas në VKM-në nr.870, datë 18.06.2008, ku përcaktohet masa e pagesës për shkak të verbërisë”, - sqaron zëdhënësja Lahe.
Strehimi
Ndërsa përsa i përket çështjes së strehimit, dikasteri i Punës ka shpjeguar se në njërin prej programeve sociale të strehimit, dhe pikërisht në atë të banesave me qira, është parashikuar që për këtë kategori të zbatohet një bonus qiraje më i lartë, deri në 75%, kundrejt 50% që aplikohet për familjet që nuk kanë mundësi të përballojnë qiranë sociale, duke i njohur njëkohësisht edhe dhënien e një dhome plus me sipërfaqe 12.5-14 m2 mbi sipërfaqen normative të banimit. Sipas procedurave të reja ligjore, planifikimi i fondeve nuk bëhet sipas kategorive specifike, por sipas projekteve. Kategoritë prioritare përcaktohen nga bashkitë respektive, sipas sistemit të pikëzimit që miratohet me vendim të këshillave bashkiakë. Deklarata e Ministrisë së Punës është mbyllur me sqarimin për përjashtimin e të verbërve nga disa taksa kombëtare direkte, që po sipas kësaj Ministrie, Ligji nr. 9975 datë 28.7.2008, Neni 9, sanksionon përjashtimin e personave të verbër nga taksa e qarkullimit rrugor dhe nga taksa e mjedisit, për komponentin e taksës së importimit të mjeteve të përdorura.
Rama: “Shprehim indinjatë për atë çka ndodhi para Kryeministrisë”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dënuar dhunimin që u është bërë të verbërve përpara selisë së Kryeministrisë. Rama tha se Partia Socialiste shpreh indinjatën për këtë ngjarje, ndërkohë që e akuzoi qeverinë si të paaftë për të zgjidhur hallet e njerëzve në nevojë. “Sot dal këtu përpara jush, në këtë pasdite, për të shprehur indinjatën time për atë që ndodhi me të verbrit përpara Kryeministrisë. Kjo qeveri, e paaftë për të zgjidhur hallet e njerëzve në nevojë dhe njëkohësisht e pandjeshme për t’i qarë këto halle, së paku duke u njohur atyre njerëzve dinjitetin, është shëmbëlltyra e fundit e një politike të vjetër. E një politike të vjetër pa zemër për të ndjerë problemet e njerëzve, pa veshë për të dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre dhe pa sy për të parë se në çfarë gjendje ata përpëliten. Kjo qeveri është një shëmbëlltyrë e së shkuarës, së cilës po i afron fundi. Më 28 qershor do të fillojë një epokë e re, epoka e një qeverie të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, - tha Rama.
22 Maj 2009