Protesta e dhunshme në Shkup, ndalohen 10 persona

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka ndaluar mbrëmë vonë dhjetëra persona, ku pesë prej tyre raportohet se janë fëmijë.
Sipas policisë, protesta e dhunshme ka qenë e paparalajmëruar pranë organeve të rendit dhe se ajo ishte organizuar përmes rrjeteve sociale të internetit, ku mbi 1000 protestues ishin tubuar rreth orës 17.00 para qeverisë dhe më pas kanë kryer vandalizma nëpër rrugët e Shkupit.
MPB thekson se protesta ka vazhduar me thirrje, sulme me gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së qeverisë, ku janë thyer disa nga xhamat e objektit.
Në deklaratën e publikuar nga MPB-ja thuhet se gjatë përleshjes së policisë me protestuesit janë plagosur dy pjesëtarë policie.
MPB ka theksuar gjithashtu se Sektretariati i Punëve të Brendshme në Shkup ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë në Shkup si dhe gjetjen e të gjithë personave të tjerë të cilët kanë marrë pjesë në protestën e djeshme.