E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalonin mallra kontrabandë, arrestohen

Të dyshuarit përgjoheshin dhe vëzhgoheshin prej tre muajsh dhe dje operacioni, "Fitim pa doganë II", i çoi në qeli

Kalonin mallra kontrabandë me autobus nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufi tar, Kakavijë, por dje, policia i arrestoi në flagrancë. Burime policore thanë për gazetën “Shqip” se prangosja e dy të akuzuarve për kontrabandë u arrit pas një operacioni policor të koduar, “Fitimi pa doganë II”, i fi nalizuar me sukses nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Tiranës. Personat e arrestuar në fl agrancë për kontrabandë me mallra të tjerë, janë Ardian Biba, 39 vjeç, shofer i linjës së transportit të udhëtarëve Tiranë–Athinë, dhe Artan Sota, 37 vjeç, tregtar i pajisjeve elektronike në Tiranë.

Hetimi

Specialistët e antikrimit ekonomik saktësuan se ata kishin pasur sinjale për veprimtarinë e të arrestuarve, ndaj dhe kishin vendosur hetimin me metoda speciale. Po sipas tyre, arrestimi i Bibës dhe Sotës u konkludua pas një hetimi 3-mujor për linjën e autobusëve Tiranë–Athinë dhe anasjelltas, se në brendësi të mjetit të kësaj linje ishin krijuar vende të posaçme për të fshehur mallrat kontrabandë, me qëllim që t’i kalonin përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan autobusi si dhe 736 mijë etiketa të detergjenteve larës të markave të ndryshme; 280 kg, me pigmente, të cilat shërbenin për prodhimin e sallamerive, të rrezikshme për shëndetin, pigmente të cilat do t’ju shiteshin dyqaneve të ndryshme në Tiranë; 18 mijë palë syze dielli të markave të ndryshme fi rmë; 250 copë antena dhe dekor satelitor të kompletuara; 110 adaptorë, pjesë të pajisjeve elektronike; disa televizorë plazma dhe disa kamera dixhitale.

Akuza

Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës thanë për gazetën “Shqip” se vlera e të gjithë mallrave të sekuestruara arrijnë në masën e 200 mijë eurove. Pas një hetimi të gjerë të shtrirë u dokumentua tërësisht se shtetasit e sipërpërmendur, porosisnin dhe transportonin mallin nga Greqia nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufi tar Kakavijë deri në Tiranë, me qëllim shitjen e mallrave në kompani të ndryshme në Shqipëri. Agjentët antikrim, në bashkëpunim me strukturat e tjera të hetimit, po punojnë intensivisht për të identifi kuar dhe kapur dhe persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të Ardian Bibës dhe Artan Sotës i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “kontrabandës me mallra të tjerë”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›