E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e radhës në Shkodër

 

Ndalesa e radhës e protestës së opozitës do të jetë qyteti i Shkodrës. Pas Tiranës dhe Beratit, Shkodra është një tjetër qark për të cilin socialistët luftuan në KQZ, por dhe në Kolegjin Zgjedhor për të hapur kutitë e votimit. Madje, pas disa fakteve të bëra publike nga PDK për defekte në numërimin e votave në qarkun e Shkodrës, socialistët pretendojnë se në kutitë e këtij qarku mund të ketë dhe një mandat tjetër deputeti. Protestat e opozitës do të intensifikohen në të gjithë vendin për të kulmuar më 20 nëntor në Tiranë në një protestë që pritet të ketë shumë njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›