E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Në axhendë dhe hetimi i Mediut dhe Bashës

 

Deputeti socialist Sajmir Tahiri i kërkoi dje asamblesë kombëtare të përfshijë në axhendën e saj edhe çështjen e dy ministrave të qeverisë aktuale, Mediu dhe Basha, për të cilët PS duhet të insistojë deri në zbardhjen e korrupsionit ku ata kanë qenë protagonistë. Ky propozim i Tahirit është mbështetur dhe nga deputeti tjetër i Tiranës, Ditmir Bushati, ndërsa drejtuesi i Asamblesë, Gramoz Ruçi u shpreh se kjo çështje mbetet dhe një nga shqetësimet e progres raportit të KE-së, ndërsa propozoi që kjo të diskutohet në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu Tahiri, duke qenë në një linjë dhe me anëtarin tjetër të Asamblesë, Viktor Doda, i kërkoi asamblesë kombëtare të mbante qëndrim publik dhe për deputetin Shpëtim Idrizi. Kryetari i Asamblesë, Ruçi u shpreh se Idrizi, si kryetar i një partie tjetër, automatikisht nuk është më as deputet i PS-së dhe as anëtar i Asamblesë Kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›